• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri për strehimin, si të përfitoni banesë sociale

by Java News
31/05/2018 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyn në fuqi ligji i ri i strehimit, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 31 mijë të pastrehë në të gjithë territorin e vendit.

Traget grupet që përfitojnë janë familjet në nevojë, komunitetet rome dhe egjiptiane, gratë e dhunuara, jetimët, personat me aftësi të kufizuara, familjet që përjashtohen nga procesi i legalizimeve, familjet njëprindërore, familjet që dalin të pastreha nga zbatimi i vendimeve gjyqësore.

Ndër risitë përfshihen aplikimi përmes sistemit elektronik online, një numër i dyfishuar programesh sociale dhe një sërë dokumentacioni që duhet plotësuar nga aplikuesit.

Strehimi social

Përparësi në përfitimin nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin kanë familjet/individët e pastrehë, të cilët, në zonën përkatëse, e kanë siguruar strehimin në: a) ndërtime të palegalizuara, që nuk mund të legalizohen; b) zonat e vjetra industriale, jofunksionale, të zëna nga individë të pastrehë, pa autorizime përkatëse për strehim.

Kriteret për përfituesit nga programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimin, mënyra e sigurimit të strehimit të tyre gjatë periudhës së ndërtimit, forma e kalimit të pronësisë për kuota të përcaktuara për banesa sociale nga ndërtuesit ose pronarët, me qëllim strehimin e përfituesve që janë zhvendosur prej tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ligji i ri për strehim social iu është dërguar për mendim 125 subjekteve: ministrive, 61 bashkive të vendit, shoqatave/organizatave që operojnë në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të grupeve të ndryshme në pozita të pa favorizuara, institucioneve të pavarura, aktiviteti i të cilave ndërthuret ngushtësisht me politikat e strehimit dhe të institucioneve që zbatojnë këto politika, si dhe ekspertëve të fushave të ndryshme.

Në përfundim të afatit të pritjes së mendimeve, u përgjigjën bashkitë Durrës, Fier, Pogradec, Berat, Gjirokastër, Pustec, Mallakastër, Finiq, Tepelenë, Shijak, Vau i Dejës. Një pjesë e tyre u shprehën dakord, ndërsa bashkia Berat, bashkia Vau i Dejës, bashkia Durrës, Bashkia Fier bënë disa propozime që do të zbatohet në vijim.

PROGRAMI I BANESAVE SOCIALE ME QIRA

1. Programi i banesave sociale me qira është programi me anë të të cilit jepen me qira banesat në pronësi publike, nga fondi publik i banesave sociale, si dhe banesat që janë dhe mbeten në pronësi të subjekteve private, por që vihen në dispozicion të programit të banesave sociale me qira, me pëlqimin e pronarit privat.

2. Banesat sociale me qira përfshijnë:

a) banesat sociale që ndërtohen ose blihen nga tregu i lirë, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore apo persona juridikë privatë, me qëllim që të jepen me kontratë qiraje sociale;

b) banesat ekzistuese në treg, në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilat ofrohen si banesa sociale që jepen me qira, që subvencionohen dhe të vlerësuara nga organet e njësisë së vetëqeverisjes vendore ose nga persona juridikë privatë, si banesa që përmbushin të gjitha kushtet teknike dhe normat e strehimit;

c) objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes së një veprimtarie, të cilat kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe, në përputhje me planin e përgjithshëm vendor, janë miratuar për t’u kaluar në fond banesash sociale me qira, që subvencionohen.

Përcaktimi i kufijve të të ardhurave të individëve/familjeve që përfitojnë nga banesat sociale me qira

1. Nga fondi i banesave sociale me qira, jo më pak se 80 për qind e familjeve që përzgjidhen të trajtohen në banesa sociale me qira duhet të kenë të ardhura nga 0 deri 100 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse.

2. Pjesa tjetër, jo më shumë se 20 për qind e familjeve, mund të përzgjidhet brenda intervalit 100-120 për qind të nivelit të të ardhurave mesatare.

Pronësia e banesave sociale me qira

1. Banesat sociale me qira regjistrohen në pronësi të subjektit që e ka financuar.

2. Kur banesat sociale me qira financohen pjesërisht ose tërësisht nga buxheti i shtetit, ato regjistrohen në zyrën vendore të regjistrimit të pronave, në emër të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe me barrë hipotekore.

LLOGARIJA E TË ARDHURAVE

“Të ardhura mesatare”, niveli mesatar i konsumit familjar, sipas nivelit më të ulët territorial të disagregimit të të dhënave nga INSTAT-i, dhe që publikohet në mënyrë periodike.

Për efekt të llogaritjes së nivelit të të ardhurave mesatare, familjet grupohen, si më poshtë:

a) Familje me të ardhura mesatare, që janë familjet me të ardhura mujore midis 100 dhe 120 % e të ardhurave mesatare;

b) Familje me të ardhura të ulëta, që janë familjet me të ardhura mujore midis 70 dhe 100 % e të ardhurave mesatare;

c) Familje me të ardhura shumë të ulëta, që janë familjet me të ardhura mujore më të ulëta se 70 % e të ardhurave mesatare;

Rregulla për aplikimin në programet sociale të strehimit

1. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit/ vendqëndrimit të aplikantit.

2. Individi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore, për këta aplikantë.

3. Dokumentacioni për të përfituar strehim sipas çdo programi, afatet dhe procedurat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kategoritë përfituese

1. Përzgjedhja e subjekteve dhe familjeve përfituese bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore hartojnë, miratojnë dhe publikojnë sistemin e pikëzimit.

3. Në përzgjedhjen e subjekteve përfituese, me anë të sistemit të pikëzimit, përfshihen individë/familje, të cilët përmbushin nivelin e të ardhurave të parashikuara sipas çdo programi.

Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përzgjedhjen e individëve/familjeve përfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme:

a) Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që:

I. nuk disponojnë banesë në pronësi;

II. banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje;

III. banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi;

IV. kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore;

v. familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.

b) Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:

I. familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat-nëna;

II. të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore;

III. familjet me më shumë se katër fëmijë;

IV. bashkëshortët, mosha e përgjithshme e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.

c) Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:

I. personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave;

II. individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç;

III. familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve;

IV. emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit;

v. familjet e policëve të rënë në detyrë;

VI. punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH);

VII. punonjësit e repartit RENEA;

VIII. viktimat e dhunës në familje;

IX. viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;

X. anëtarët e komunitetit rom;

XI. anëtarë të komunitetit egjiptian;

XII. të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimit të dënimit;

XIII. vajzat nëna;

XIV. individët nga komuniteti i lesbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT), sipas rezolutës nr.6, datë 7.5.2015, “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”. /b.d

Next Post
Protesta/ Rama ironizon Flamur Nokën: Njihet për karburantin eksploziv në xhep

Noka: Nuk shohim zgjidhje veç radikalizmit me këtë kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani përcakton Kinën si destinacion për transferimin e uraniumit të pasuruar

Irani përcakton Kinën si destinacion për transferimin e uraniumit të pasuruar

May 25, 2026
Las Vegas organizon lojërat më kontroverse në histori, aty ku dopingu lejohet zyrtarisht

Las Vegas organizon lojërat më kontroverse në histori, aty ku dopingu lejohet zyrtarisht

May 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një sinjal poshtërues për drejtësinë e re shqiptare

May 25, 2026
Vala përvëluese përfshin Evropën: Rriten temperaturat, ekspertët shpjegojnë “kupolën e nxehtësisë”

Vala përvëluese përfshin Evropën: Rriten temperaturat, ekspertët shpjegojnë “kupolën e nxehtësisë”

May 25, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 26 Maj 2026

May 25, 2026
“Birçe Hasko ishte më i miri nga ne të gjithë”, kujtime prekëse nga Mevlan Shanaj

“Birçe Hasko ishte më i miri nga ne të gjithë”, kujtime prekëse nga Mevlan Shanaj

May 25, 2026
“Së shpejti takim me kancelarin gjerman”, Rama jep lajmin dhe ironizon PD-në: Po shkojnë vetë te grepi, do argëtohem me ta!

“Së shpejti takim me kancelarin gjerman”, Rama jep lajmin dhe ironizon PD-në: Po shkojnë vetë te grepi, do argëtohem me ta!

May 25, 2026
Pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, shkarkohen drejtuesit e Milan! Mes tyre edhe Igli Tare

Pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, shkarkohen drejtuesit e Milan! Mes tyre edhe Igli Tare

May 25, 2026
“Mbeturina më e neveritshme komuniste në krye të opozitës”, Rama reagon ashpër ndaj Berishës

“Mbeturina më e neveritshme komuniste në krye të opozitës”, Rama reagon ashpër ndaj Berishës

May 25, 2026
“PS qëndroi krah UÇK-së”, Rama akuza kundërshtarëve politikë se përfituan në luftën e Kosovës duke i shitur naftë Millosheviçit

“PS qëndroi krah UÇK-së”, Rama akuza kundërshtarëve politikë se përfituan në luftën e Kosovës duke i shitur naftë Millosheviçit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In