• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri, ja si merret tani nënshtetësia greke, procedurat dhe kriteret

by Java News
13/10/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e kanë aplikuar për nënshtetësinë helene tashmë mund të informohen shumë lehtë mbi fazën e marrjes së pasaportës greke. Ky lajm bëhet me dije për ‘Gazeta Shqiptare’ nga Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit, njëkohësisht drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja”. Marrja e këtij informacioni mbi fazën e aplikimit të nënshtetësisë greke është vetëm një telefonatë larg. “Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së brendshme. Siç bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë, numri i telefonit ka nisur të funksionojë para disa ditësh”,-thekson Malaj për ‘Gazeta Shqiptare’. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme greke bëhet me dije se me krijimin e zyrës së shërbimit telefonik do të përmbushen nevojat e të interesuarve për komunikim dhe informim, lidhur me ecurinë e kërkesës së tyre për natyralizim.

“Të interesuarit mund të telefonojnë nga e hëna në të premte (me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10,00 deri 13,00, në numrin e telefonit: (+30) 2131361919”,-nënvizohet në njoftim. Ndërkohë një tjetër mënyrë e shpejtë për të marrë informacion mbi fatin e aplikimit për pasaportën greke është edhe nëpërmjet shërbimit të internetit. “Rruga tjetër për të mësuar mbi aplikimin, është interneti. Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të ministrisë së brend-shme, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin “POREIA KTISIS ITHAJENIAS – Ecuria e marrjes së nënshtetësisë) dhe të ndjekin udhëzimet. Pra të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, numrin e dosjes, emrin, mbiemrin, si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”. Të njëjtat veprime do të mund të bëni edhe në klikoni direkt te linku http://pf.emigrants.ypes.gr/ pfIUA.

Marrja e nënshtetësisë
Prej disa kohësh, Greqia ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetësinë greke. I pyetur nga ‘Gazeta Shqiptare’, Fatos Malaj, tregon se procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, mund të kryhet automatikisht. “Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetësinë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksiononte në këtë mënyrë: emigranti duhej të shkonte në Qendrën e Emigracionit ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit, dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetësinë. Por kjo ishte një procedurë që zgjaste 2-3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatikisht”,- thotë Ma-laj. Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt, njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumente greke. Kjo sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të linin një takim e cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh.

Ndërkaq edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të pane-vojshme, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronike nga shërbimet administrative greke. Fatos Malaj ishte i pari që e përcolli këtë shqe-tësim, dhe me mbështetjen e Ilias Hronopulos, arriti ta bindte administratën greke për ndryshimin që duhej të bënte. Ky ndryshim përshkruhet në shkresën që Ministria e Rendit i ka dërguar shërbimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe zyrave përkatëse në të gjithë vendin. Edhe pse dy vendime ministrore (2012 dhe 2014), parashikonin që kërkesa për nxjerrje letërnjoftimi duhej shoqëruar nga dorëzimi i lejes së qëndrimit apo i “kartës së homogjenit”, shkresa përcakton: “Për nxjerrjen e letërnjoftimit nuk parashikohet paraqitja e vërtetimit për dorëzimin apo anulimin e lejes së qëndrimit apo Kartës së Posaçme të Homogjenit”. Gjithashtu, ndërmjetësi ndërkulturor Malaj tregon për “GSH” se janë krijuar lehtësira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. “Kemi arritur që brenda një viti të sjellim lajme të mira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. Të gjithë ata që kanë jetuar në shtetin helen ilegalisht për më shumë se 7 vjet dhe dëshirojnë të marrin leje qëndrimi procedura do të thjeshtëzohet. E para iu duhet të dorëzonin dokumente vërtetimi që këta emigrantë dëshmonin se kishin qëndruar në Greqi për më shumë se 7 vite, ku përfshiheshin edhe kontratat e qirasë apo të punës. Tashmë kjo kategori emigrantësh duhet të dorëzojë vetëm vërtetimin që prej 7 vitesh jetojnë në shtetin fqinj”,- tregon Malaj.

Procedura dhe kriteret

Si mund të merret nga të gjithë nënshtetësia Greke:
Nëse jeton 7 vjet ligjërisht në Greqi
Nëse jeton 3 vjet rresht në Greqi dhe ke ardhur nga një vend i Bashkimit Europian
Nëse je homogjen
Nëse je refugjat politik
Nëse ke buletin personi pa shtetësi
Nëse ke një fëmijë, i cili është shtetas grek

Kërkesat formale për marrjen e shtetësisë greke me natyralizim
Ju duhet të jeni në moshë madhore në kohën e deklarimit të natyralizimit.
Të mos jeni dënuar me burgim të parevokueshëm (përfundimtar), të paktën një vit në dekadën e fundit.
Të mos jetë në pritje një vendim deportimi (apelasi) kundër jush.
Të kemi titull qëndrimi të ligjshëm.

Të dhënat
Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ku duhet të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, numrin e dosjes, emrin, mbiemrin, si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”.

Marre nga GSH: http://www.gsh.al/2018/10/13/lehtesirat-ne-ligjin-e-ri-malaj-si-te-merrni-nenshtetesine-greke/

Next Post
Elbasan/ Hapet mozaiku i Bazilikës, arkeologë francezë regjistrojnë detajet

Elbasan/ Hapet mozaiku i Bazilikës, arkeologë francezë regjistrojnë detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“14 maji”/ Bejko ‘thumbon’ Berishën: Është bërë si luan pa dhëmbë që nuk kafshon dot…!

“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

July 31, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 persona

July 31, 2026
Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

July 31, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

July 31, 2026

Kungulleshka politike me numrin e bashkive

July 31, 2026
VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

July 31, 2026
Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

July 31, 2026
“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

“Nuk na përfaqësoni!” Po “na”, kë përfaqëson?

July 31, 2026
“U mblodhëm për të vendosur modalitetet”, Bejko i prerë: Në 29 korrik zgjedhim kryetarin!

Bejko: Duhej analizuar reforma e vitit 2015 para se të propozohej një hartë e re

July 31, 2026
VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

VIDEO / Reforma Territoriale, protestë në Urën Vajgurore: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com