• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elbasan/ Hapet mozaiku i Bazilikës, arkeologë francezë regjistrojnë detajet

by Java News
13/10/2018 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mes të qytetit të Elbasanit është zbuluar mozaiku i Bazilikës paleokristiane. Studios dhe arkeologë francezë janë duke regjistruar të gjitha detajet. Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës së bashku me studiuesen franceze Marie Patrisia Raynaud kanë hapur mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në qendër të qytetit të Elbasanit.Grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e këtij mozaiku i cili, sipas studiueses franceze është më i bukuri në Shqipëri dhe më tej.

“Është një bazilikë interesante, pak e komplikuar sepse gjetëm pjesë të arkitekturës, pjesë liturgjie, por më mbresëlënës është mozaiku.Nga viti 2007-2012 këtu u gjetën disa mozaikë dhe pjesë qendrore e tij është kupola e kishës e cila përmban mozaikun më të bukur që kemi në Shqipëri. Sepse ikonografia dhe temat janë shumë të pasura, ka shumë kafshë, panele të shkëlqyera, por mbi të gjitha një larmishmëri ngjyrash, shumë më tepër se në mozaikët e tjerë”, u shpreh Marie Patrisia Raynaud, Qendra e Kërkimeve Shkencore, Paris.

I zbuluar në vitin 2007 si një nga mozaikët më të bukur në vend, synimi kryesor ka qenë qasja ne te dhe tërheqja e turisteve. Në lidhje me këtë studiuesja franceze jep sugjerimet e saj.

“Mozaiku duhet të ruhet aty ku ndodhet, pra jo të hiqet dhe të vendoset në muze, sepse ai ende është në kushte shumë të mira, këtu në brendësi të kishës. Ne mendojmë që gjëja më e mirë është që njerëzit ta shohin mozaikun, por ai nuk duhet të preket nga uji, shiu apo mbeturinat. Pra më e mira është që mozaiku të ketë një tip mbulese nga e cila mund ta shohësh atë, por jo ta prekësh”, shtoi Marie Patrisia Raynaud.

Pjesë e rëndësishme e projektit është ruajtja e tij dhe frenimi i degradimit të mëtejshëm. Instituti i Monumenteve është duke restauruar pjesët e rrezikuara për të shmangur rrëshqitjet e tyre dhe prishjen e copëzave të mozaikut.

Next Post
Sonte supersfida Hollandë-Gjermani, ‘panzerat’ 16 vite pa humbje përballë tulipanëve

Sonte supersfida Hollandë-Gjermani, ‘panzerat’ 16 vite pa humbje përballë tulipanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com