• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ligji i ri i emigracionit në Greqi/ Azilkërkuesit e refuzuar do dëbohen! Burg për qëndrimin e paligjshëm

by Os De
03/09/2025 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti grek ka miratuar sot një ligj të ri dhe shumë të diskutueshëm, i cili ashpërson ndjeshëm politikat e emigracionit dhe kriminalizon qëndrimin e paligjshëm në territorin grek.

Ligji i ri, i miratuar pas një debati në Kuvendin grek, parashikon kthimin me forcë të azilkërkuesve të refuzuar, si dhe burgim nga dy deri në pesë vjet për të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Greqi pa dokumentacion të rregullt.

“Emigrantëve që u është refuzuar kërkesa për azil dhe nuk largohen brenda 14 ditëve nga vendi do të përballen me dënime me burgim nga dy deri në pesë vjet”, raporton The Guardian.

Nisma ligjore kaloi në Parlament me votat e shumicës konservatore në pushtet “Demokracia e Re (ND)”, mbështetur edhe nga partia nacionaliste “Niki” dhe disa deputetë të pavarur të ekstremit të djathtë. Të gjitha partitë e majta të opozitës, përfshirë Pasok, Syriza dhe Partinë Komuniste (KKE), votuan kundër.

PASOK e cilësoi ligjin si “të paligjshëm, kaotik dhe të pazbatueshëm”. KKE e quajti atë “racist dhe të turpshëm”.

Çfarë parashikon ligji i ri?

Sipas përmbajtjes së ligjit:Azilkërkuesit e refuzuar do të kthehen me forcë në vendet e tyre nëse nuk largohen vullnetarisht. Qëndrimi i paligjshëm në Greqi përbën tani një vepër penale, e dënueshme me 2 deri në 5 vjet burg. Shtetasit e vendeve të treta, të cilëve u është lëshuar urdhër kthimi, do të mbahen në ndalim administrativ deri në largimin e tyre. Të huajt që rikthehen pa dokumente në Greqi pas dëbimit, do të përballen me dënime të reja, jo më pak se 3 vjet burg.

Reagime dhe kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut

Ligji është kritikuar ashpër nga institucione dhe organizata ndërkombëtare: Komisioneri i Lartë për Refugjatët, Avokati i Popullit Grek, Unioni i Gjyqtarëve Administrativë si edhe dhjetëra OJQ për të drejtat e njeriut.

Ata paralajmërojnë se masa të tilla cenojnë të drejtat bazë të njeriut, janë në kundërshtim me Konventat Ndërkombëtare për Refugjatët, dhe do të krijojnë situata të vështira humanitare në kampet e pritjes.

Ndërkohë ministri i Migracionit, Thanos Plevris, mbrojti ligjin duke e cilësuar si “masë jashtëzakonisht parandaluese”, duke theksuar se Greqia është “vendi i parë që kriminalizon qëndrimin e paligjshëm të emigrantëve”.

“Emigrantët e paligjshëm duhet të dinë se do të vendosen nën paraburgim administrativ dhe nën mbikëqyrje, sepse janë duke kryer një krim dhe do të përballen me burg”, tha ministri, i njohur për qëndrimet e tij anti-imigracion.

Ligji vjen vetëm dy muaj pas pezullimit tremujor të kërkesave për azil për qytetarët nga vendet e Afrikës së Veriut, pas rritjes së numrit të mbërritjeve në ishullin turistik të Kretës.

 

 

Next Post
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk ‘bindet’: Do të shihni gjëra që do të ndodhin

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk ‘bindet’: Do të shihni gjëra që do të ndodhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In