• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i Metrologjisë dhe disa pyetje për Presidentin Meta

by Ilir Beqaj
04/12/2020 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj*

Ligji aktual i metrologjisë, nr. 9875, daton 14 shkurt 2008

Sipas atij ligji e deri më sot, autorizimi, ky instrument i të drejtës administrative, kaq heretik sipas Ilir Metës, sot President i Republikës, është përdorur pikërisht për të autorizuar subjekte privatë që mund të kryejnë shërbime të metrologjisë ligjore.

Neni 3 Përkufizime

  1. “Autorizim” është dhënia e së drejtës për të kryer shërbime të meteorologjisë ligjore të instrumenteve matëse në sferën e detyrueshme, subjekteve publike dhe private, vendase ose të huaja, që kryejnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë.

DHËNIA E AUTORIZIMIT

Neni 40

Autorizimi i personave juridikë dhe fizikë për të kryer veprimtari në meteorologjinë ligjore

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë jep autorizimin, në përputhje me këtë ligj dhe me rregulloret e nxjerra në zbatim të tij.
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë mund të autorizojë një person juridik, që plotëson kushtet e përshkruara, për të realizuar verifikimin e instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara dhe ekspertizën meteorologjike, kur kjo drejtori nuk ka mundësi t’i realizojë këto detyra.
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Meteorologjisë mund të autorizojë një person juridik apo fizik për shërbimin e riparimit të instrumenteve matëse. Shërbimi i riparimit të këtyre instrumenteve është i ndaluar të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë dhe personi i autorizuar për verifikimin e instrumenteve matëse.
  4. Ngarkohet ministri përgjegjës për ekonominë të nxjerrë rregullore për autorizimin e personave juridikë për kryerjen e veprimtarive në meteorologjinë ligjore dhe për autorizimin e personave juridikë dhe fizikë për kryerjen e shërbimit të riparimit të instrumenteve matëse.

Sot, sipas Ilir Metës president, “autorizimi” qenka pjesë e korrupsionit parlamentar.

Po shtroj disa pyetje

Në shkurt 2008 a ka qënë Ilir Meta si deputet, kur ka votuar pro këtij ligji, pjesë e ndonjë korrupsioni parlamentar?

Nëse autorizimi qenka instrument antikushtetues, pse nuk e ka paditur ligjin 9875 deputeti Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese në atë kohë?

Po në periudhën shtator 2010- janar 2011, zv/kryeministri dhe ministri athershëm i industrisë, tregëtisë dhe energjitikës Ilir Meta si ministër përgjegjës për çështjet e metrologjisë, pse nuk ka ndërmarrë asnjë nismë ligjore për të ndryshuar ligjin 9875 nëse ndjente se kishte elementë antikushtetues?

A ka qënë Ilir Meta, ministër i athershëm pjesë e ndonjë korrupsioni qeveritar që lejonte dhënien e autorizimeve pa garë duke cënuar parimet e konkurrencës së lirë?

A ka përgjegjësi politike Ilir Meta si kryetar i LSI-së edhe në 23.05.2012, kur ministri i athershëm përgjegjës për metrologjinë ka nxjerrë urdhërin nr. 436 “Për përcaktimin e numrit të subjekteve ligjore të autorizuara për kryerjen e shërbimeve në fushën e metrologjisë ligjore”?

A ka lejuar apo mbështetur politikisht Ilir Meta i athershëm korrupsion qeveritar me praktika të tilla?

A ka përgjegjësi politike Ilir Meta, për Urdhërat e nxjerrë nga drejtorët e metrologjisë GR dhe AK në 5 mars 2010, 20 qershor 2012 dhe 19 mar 2013 për dhënie autorizimesh subjekteve private?

Nëse ka nevojë të rifreskojë kujtesën mund të vendos në dispozicion kopje të këtyre urdhërave.

Kolege dhe kolegë,

Në mbledhjen e të mërkurës u përpoqa t’ju shpjegoj aspektin ligjor të përdorimit të “autorizimit” sipas të drejtës administrative, bazuar më shumë në eksperiencën vetjake në administratën publike tashmë 30 vjeçare.

Sot u përpoqa t’ju paraqes një retrospektivë të marrdhënies së Ilir Metës në vite edhe me metrologjinë.

Është e qartë se cfarë ka parashtruar në arsyetimin e kthimit të ligjit nuk qëndrojnë.

Unë trishtohem kur shoh se si keqpërdor, presidenti i vendit tim, institucionin e presidencës, për lojra meskine politike.

Për sa më sipër ju ftojmë ta rrëzojmë me votë këtë dekret për t’ia përcjellë seancës plenare.

*Fjala në Kuvend

Next Post
“Një moment historik shumë i trishtuar për SHBA”/ Trump flet për vdekjen e 100 mijë personave nga koronavirusi

Si të mbrojmë demokracinë nga një tjetër Donald Trump?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 5, 2026
Kosova ia ndalon zyrtarëve aplikacionin TikTok, ministria e Brendshme: Ja arsyet

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

February 5, 2026
Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

February 5, 2026
Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

February 5, 2026
“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

February 5, 2026
Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

February 5, 2026
Tërmet i fortë në Fier, banorët dalin në rrugë! Lëkundjet ndihen deri në Vlorë

Vazhdojnë lëkundet sizmike në vend, tërmet në Devoll

February 5, 2026
Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In