• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligji i Arsimit të Lartë, pedagogët, kundër: Shfuqizoni financimin e privatit

by
07/07/2015 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi për Liri Akademike gjatë seancën dëgjimore ditën e sotme në Komisionin e Medias, dorëzoi një memorandium me 211 firma nga pedagogë të universitetit të Tiranës, për të shprehur kundërshtitë e tyre në lidhje me projektligjin mbi arsimin e lartë.

Të pranishëm dhe pjesë e forumit ishin Artan Fuga , Mark Marku, Aleksandër Koçani, Zyhdi Dervishi, Andi Pinari, Bledi Ceka etj.

Gjatë fjalës së tij, Fuga së pari shpjegoi rolin e forumit për liri akademike dhe paraqiti argumentet në kundërshtim me projekligjin.

‘Forumi është një organizim i lirë i pedagogëve brenda mjediseve universitare dhe një organizim pedagogësh që debatojnë çështje për rreth 10 vjetësh, për çështje që të rëndësishme që na interesojnë’, tha Fuga.

“Ju kemi sjellë një memorandium të firmosur me më shumë se 200 pedagogë të Universitetit të Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti Bujqësor në Kamëz e kështu me rradhë. Nuk mund të aplikohet një projekligj nëse profesorati nuk është diskutuar me të, pasi janë ata që do ta aplikojnë. Ne jemi të interesuar bashkë me MAS t’i japim shtetit tonë një kuadër ligjor sa më të përparuar’, tha Fuga.

Sipas tij, problemi i parë i projektligjit është se fryma e projekligjit  është e prapambetur.
“Fryma e projektligjit na duket e prapambetur sepse karakterizohet nga një pozitivizëm i shekuliit 19, i tejkaluar në tre drejtime kryesore”, tha Fuga.

“E para sepse flitet për standarde të unifikuara të vlersimit të cilësisë, me idenë e shekujve të kaluar , që e vërteta është unike dhe nuk është është ashtu siç konsiderohet e vërteta sot në botë, si një vend dialogu, pluralizëm të vërtetash të pjesshme, të cilat diversifikohen dhe që duhen mbajtur parasysh.

Ideja e një standarti unik, të cilit i duhet vendosur përballë institucionet dhe të gjitha agjencitë që prodhojnë dije dhe kërkim shkencor , kjo lloj ideje që dominohet nga strukturat shtetërore bie në kundërshtim me parimin e parë të arsimit të sotëm europian që është pluralizimi  dhe alternativat e ndryshme të prodhimit të shkencës”, nënvizoi Fuga.

Sakaq, Fuga shtoi se “së dyti akoma në këtë ligj dominon ideja se organizimi i brendshëm universitar duhet të ndërtohet në mënyrë të izoluar”.

Pra, mendohet se organizimi institucional i shkencës do të vazhdojë të bëhet me departamente. Në këtë menyrë mohohet kryqëzimi i disiplinave dhe krijohet në një pikë të nenit ku thuhet se “mund të krijohen edhe njësi bazë ndërdisiplinore por këto njëzi nuk llogariten për të akredikuar një program mësmorë’, ndërkohë që bota e sotme po ecën në drejtimin e kundërt’.

Gjithashtu Fuga foli edhe për mungesën e një modeli që ky projektligj përfaqëson.

“ Së treti është një koncept i prapambetur i lulturës. Shteti mer përsipër sikurse thuhet në nenet e këtij projektligji që të jetë garanti i cilësisë të punës shkencore dhe i programeve mësimore. Në këtë mënyrë, ne na vjen idea e konceptit Hegelian i shtetit se shteti është instanca më e lartë që ka autoritetin për të gjykuar shkencën. Shqetësimi ynë i madh është se cili është modeli që ne po ndjekim. A është modeli i një vendi europian brenda hapësirës të shekncësdhe arsimit europian? Ne na rezulton që në asnjë frazë nuk gjendet se nga cili model meret ky projektligj. Ka një zhvendosje të idesë së modelit sikur kërkohet njhë model por nuk gjëndet”, nënvizoi Fuga.

Nga ana e tij, Mark Marku tha se “nga 280 faqe kritikë që ky forum bëri kundrejt projekligjit, asnjë kritikë nuk u mor parasysh në ndryshimet që bëri MAS”.

Ndersa, deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi tha se “Ministria e Arsimit ka zhvilluar debate me të gjithë grupet e interesit dhe ka qënë gjithëpërfshirëse në dëgjimin e kundërshtive nga ana e të gjithëve”.

Së fundmi, për përfaqësuesit e forumit për liri akademike, ky projektligj nuk zgjidh problematikat që ka sistemi universitar por e çon arsimin në shtigje të panjohura, që sipas tyre janë të rrezikshme.

Next Post

Bjerrja e Liqenit artificial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In