• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji do ta mposhtë krimin me votën e lirë

by Artur Ajazi
22/04/2021 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Janë mbledhur të gjithë duke shkelur ligjin,duke menduar se “erdhi ora e pushtetit”. Duke organizuar grupime mercenarësh të rekrutuar nga kontigjentet e përjashtuara nga Policia e Shtetit apo strukturat e tjera ligjzbatuese, ata kanë ngritur celula paralele, duke i udhëzuar  qartazi “të mos falet askush që nuk na voton ne”. Vrasja në Elbasan, tregoi sa makabritete dhe sa mesjetare ka mbetur në thelb partia e ish-Dhjetoristëve,(të dëbuar)  partia e idealeve demokratike, e kthyer sot në grupim ushtarak. Ata kanë tentuar të prishin imazhin e vendit, e përgjakën fushatën elektorale, kanë tentuar dhe do të tentojnë deri minutin e fundit të trembin votuesin që nuk i voton, dhe së fundi edhe i përçmon. Ligji dhe zbatimi i tij, do ta mposhtë ekipin politik më destruktiv që ka vendi. Do të mposhtë ata që janë mësuar të blejnë dhe vjedhin vota, ata që kanë 30 vjet që përgjakin fushatat, ata që kanë qeverisur dhe fituar pushtetin me banda. Vrasja e Elbasanit, tregoi qartazi natyrën dhe boshtin drejtues të së keqes, të një partie që drejtohet nga një kryetar kukull, kopjac, dhe frikacak, një vegël e bindur në duart e Berishës dhe Metës. Organizimi i strukturave të armatosura me elementë të penalizuar dhe larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, duke shkelur ligjin, natyrisht do të sillte tensionime të situatës, duke mos përjashtuar viktimat. Por skandali thellohet, kur drejtuesi politik i Bashës në Elbasan del në mbrojtje të hapur të autorit të vrasjes dhe strukturës së paligjshme. Duke sfiduar shtetin, Gaz Bardhi mendon se qytetaria e Elbasanit do të përkrahë paramilitarët që prej 1 muaji po terrorizojnë  djepin e dijes dhe arsimit shqiptar. Thirrja për qetësi, durim dhe besim nga ana e kryeministrit Rama, patjetër nuk është demoralizim, por ftesë e hapur për shqiptarët, që me votën e tyre ti japin Partisë Socialiste mandatin e tretë, mandatin e vazhdimësisë së zhvillimit europian. Partia e Gazit dhe  Lulit, tanimë është damkosur si “grupim i armatosur” që nuk ka asnjë lidhje me Elbasanin, me lirinë, demokracinë dhe të drejtën e jetës. Përgjakja e fushatës, dhe nxitja e dhunës pikërisht në qytetin e luleve, qytetarisë, qytetin e arsimit dhe shkencës, tregoi planin ogurzi që ka qenë i hartuar kohë më parë në bodrumet e SHQUP-it. Mjafton të kujtosh dhe dëgjosh edhe “analistët” e opozitës, se si jepnin “alarmin” se “Elbasani vatër krimi, në Elbasan do të vidhen vota, do të ketë përplasje”, dhe do të bindesh sa e paramanduar ka qenë edhe ngjarja e Ditës së Verës apo dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit. Edhe thirrjet e (ish) kreut të shtetit Ilir Meta, për të “kapur sfurqet, mprehur kazmat dhe lopatat”, ishte pikërisht nxitje e hapur,  por edhe mbrojtje e paramenduar  e grupimeve paramilitare të Partisë Demokratike. Fundi politik i kësaj opozite, tanimë  është paracaktuar, ashtu siç është e sigurtë  edhe përballja me ligjin pas 25 Prillit, e Gazit, Lulit, Ilirit, Saliut e kompani. Ligji do ta mposhtë përfundimisht  krimin elektoral, jo me krim por me votë të lirë……

Next Post
VIDEO+FOTO/ Basha braktiset edhe në Vlorë. Ja mitingu përmbyllës i kryedemokratit

VIDEO+FOTO/ Basha braktiset edhe në Vlorë. Ja mitingu përmbyllës i kryedemokratit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In