• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ligji/ Bllokimi i parave të terroristëve, Ministria e Financave vepron pa vendim qeverie

by A R
21/12/2016 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion nuk do të ketë rol vetëm në reformën në drejtësi por dhe në zbulimin e terroristëve.

Report Tv ka zbardhur ligjin e ri “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i cili i jep akses drejtuesit të kësaj prokurorie tek informacionet apo të të dhënave në nivel kombëtar e ndërkombëtar mbi këtë fenomen mjaft të rrezikshëm të përhapur dhe në vendin tonë kohët e fundit.

Ligji, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, i jep më tepër pushtet ministrit të Financave.

Në variantin e vjetër ai mundej thjesht të propozonte në qeveri listën e personave të dyshuar si financues terrorizmi.

Më pas ishte kabineti qeveritar që vendoste t’i përfshinte ose jo këta persona në listën e zezë pas 15 ditësh.

Tashmë ministri mundet të veprojë edhe pa vendim qeverie, por dhe të bllokojë paratë e këtyre personave.

“Ministri i Financave mund të urdhërojë, pa njoftim paraprak, bllokimin e përkohshëm të fondeve dhe të pasurive të tjera, përpara nxjerrjes së vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

Kur kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar shmangien nga zbatimi i masave të parashikuara në këtë ligj duhet të njoftojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, për efekt të procedimit të mundshëm penal“- thuhet në ligj.

Ai autorizon ministrin që në raste dyshimi për shuma të mëdha financimi terrorizmi të thërrasë një komitet të posaçëm këshillimor me drejtues të lartë të Ministrisë Brendshme, të Jashtme, Drejtësisë, mbrojtjes, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme, Shërbimit , Bankës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave./a.m.

ligji-terrorizmi-1

ligji-terrori-2

Next Post
Pensionet para 1996, gati shpërndarja bashkë me rritjen

Posta Shqiptare: Nis shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për pensionistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com