• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligjet e reformës në duart e gjyqtarëve të Kushtetueses që u ka mbaruar mandati…

by A R
26/12/2016 16:08
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë në mbrojtje të ligjit themeltar të shtetit që dha verdiktin për ligjin e vettingut dhe ka ende në dorë dy ligje të rëndësishme për reformën në drejtësi, funksionon me gjyqtarë të cilëve iu ka mbaruar mandati.

Juristit Vladimir Kristo, i ka përfunduar mandati 9 vjeçar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese që në muajin prill të vitit 2016. Aktualisht ai shfrytëzon hapësirën kushtetuese që përcakton për vijimin e detyrës deri në emërimin e pasardhësit. Kjo rrugë nuk u ndoq nga kolegu i tij Sokol Berberi, i cili në muajin shtator dha dorëheqjen, duke mos pranuar të jetë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pasi mandati i kishte përfunduar prej muajt mars.

Po ashtu Bashkim Dedjes, i ka përfunduar mandati si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mandati si anëtar i përfundon në muajin maj të vitit 2019. Në detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Dedja u zgjodh në tetor të vitit 2013, dhe në bazë të Kushtetutës mandati i tij ka përfunduar prej 2 muajsh, pra në tetor të vitit 2016. Për pak muaj, mandati i përfundon dhe anëtares tjetër të Gjykatës Kushtetuese,  gjyqtares Vitore Tusha, e cila ashtu si Kristo dhe Dedja votuan për rrëzimin e ankimimit të PD për ligjin e vettingut, raporton Ora News.

Zonja Tusha është zgjedhur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2008 dhe mandati i saj 9 vjeçar përfundon në mars të vitit 2017. Gjykata Kushtetuese do të vijojë të funksionojë dhe për shumë muaj me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë dhe me mandate të përfunduara për një pjesë të tyre. Pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të jetë trupa kushtetuese aktuale, por dhe emrat të cilët aspirojnë për vendet vakante të krijuar prej muajsh. Dy ligje presin gjykimin e Kushtetueses, ai për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve i ankimuar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe ligji për funksionimin e institucioneve mes tyre KLGJ dhe KLP i dërguar nga PD për interpretim kushtetues./a.m.

Next Post
Amnistia “shtur” bizneset

Nxirren në ankand disa prona të siguruara nga paratë e pista

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

February 15, 2026
Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In