• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i Trump për zhvendosjen e palestinezëve, Shehu: Nuk e bëri as ushtria më mizore

by A R
06/02/2025 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, doli të martën me një propozim sipas të cilit palestinezët do të zhvendosen nga Rripi i Gazës duke i hapur në këtë mënyrë mundësinë SHBA-së që të administrojë territorin e ta zhvillojë ekonomikisht atë.

Por kjo deklaratë e tij, e bërë krah kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tronditi botën dhe ka nxitur shumë kritika. Për këto deklarata të Donald Trump u diskutua edhe në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Analisti Redi Shehu u shpreh se kjo ide është e parealizueshme. Sipas tij, largimin e palestinezëve nuk e ka bërë dot as ushtria izraelite, të cilën e konsideron si më mizoren duke theksuar se palestinezët e kanë deklaruar se “do të vdesin” në vendin e tyre.

“Edhe sikur të duan ta realizojnë është e parealizueshme për shkak se çfarë ka bërë ushtria izraelite ndaj popullit të Gazës nuk besoj që do ketë ushtri në botë që do ta bëjë. Pse? Sepse ata nuk do dalin. Çfarë do bësh? Edhe sikur të hapësh të gjitha dyert, nuk do largohen ata. Ata e kanë të qartë. Ata thonë ne do vdesim këtu, e kanë deklaruar bile. Do vdesim këtu. Çfarë do bësh? Do shkosh me ushtri t’i marrësh zvarrë. Nuk e bën dot ushtria më mizore siç është kjo, si ka për ta bërë ushtria amerikane. Si? Do dalin vetë ata? Ata thonë do rrimë aty”, tha Shehu.

Ndërkohë gazetarja Gerta Zaimi u shpreh se nuk bëhet fjalë që Trump të dërgojë ushtrinë pasi “ka kujtimin e Afganistanit dhe Vietnamit”.

Nga ana tjetër, gazetari Blendi Fevziu u shpreh se e vetmja mundësi që ushtria amerikane të zbresë në Gaza është vetëm nëse zbrazet vendi.

“Nuk zbrazet ushtria amerikane në Gaza. S’ka logjikë. Ideja është që [palestinezët] të largohen nga aty, por territorin të mos e marri Izraeli, por ta administrojë SHBA”, tha Fevziu.

Next Post
Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë/ Shkatërrohet grupi shqiptar, operacioni në Shqipëri-Itali-Spanjë

I shpallur në kërkim për një plagosje, arrestohet 22-vjeçari me “armë në brez”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com