• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligjërohet ChatGPT në shkolla, zbulohet udhëzuesi i ri i Ministrisë së Arsimit! Përcakton përdorimin, nga ushtrimet deri te vlerësimi i nxënësve

by A. Q
07/09/2026 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Risia e vitit të ri shkollor është leja e përdorimit të inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit në gjithë sistemin parauniversitar.

Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për IA në shkolla me mjete si CHATGPT, GEMINI, FULL FACT, etj., që duhet të mbështesë dhe jo të zëvendësojë aftësitë njerëzore.

Në dokumentin e siguruar nga TCH, mësuesve ju jepet e drejta të hartojnë përmes inteligjencës artificiale materiale për mësimdhënien në klasë si krijimi i ushtrimeve, pyetjeve, provimeve apo edhe për vlerësimin e nxënësve në fusha të ndryshme të të nxënit, duke përfshirë lëndën e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të huaja, matematikën deri te artet dhe edukimi fizik.

IA mund të përdoret edhe për përkthimin e teksteve apo edhe për të korrigjuar gabimet gjuhësore. Udhëzuesi jep edhe shembuj kërkesash për planifikimin e një ore mësimore, me detaje mbi temën, lëndën dhe klasën.

“Në një klasë, nxënësit kanë ritme, stile, interesa dhe nevoja të ndryshme të të nxënit. Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në përgatitjen e detyrave me nivele të ndryshme vështirësie, në thjeshtimin e shpjegimeve, në krijimin e ushtrimeve shtesë për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje, ose në ofrimin e sfidave më të avancuara për nxënësit që ecin më shpejt”, thotë Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit.

Udhëzuesi ka si qëllim edhe që nxënësit ta përdorin IA në mënyrë të përgjegjshme për të kërkuar informacion, për të realizuar projekte dhe për të zhvilluar kreativitetin, por sfidë mbetet rreziku i dezinformimit, varësisë digjitale, cenimit të privatësisë dhe përdorimit joetik të përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Ndaj orientohen që të kenë në fokus verifikimin e përmbajtjes të gjeneruar me IA, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rolin vendimmarrës e ruan mësuesi.

“Shmangia e plagjiaturës kërkon që nxënësit të mësojnë të dallojnë ndërmjet ndihmës së pranueshme dhe kopjimit. Përdorimi i IA-së për të kuptuar një koncept, për të marrë sugjerime ose për të përmirësuar një draft mund të jetë i pranueshëm, nëse nxënësi mendon, përpunon dhe krijon vetë. Por kopjimi i drejtpërdrejtë i përgjigjeve të IA-së, cenon integritetin akademik. Për të nxitur përdorimin e ndershëm, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve të shpjegojnë procesin e punës, jo vetëm produktin përfundimtar”, thotë agjencia.

Me rëndësi vlerësohet anonimizimi, që kur mësuesi apo nxënësi përdor IA për të përgatitur materiale mësimore, duhet të heqë emrat, inicialet, fotografitë, emrin e shkollës dhe çdo detaj tjetër që mund ta bëjë personin të identifikueshëm.

Ky zhvillim për Shqipërinë është bazuar në udhëzuesin e UNESCO-s për politikbërësit në arsim, ku IA-ja trajtohet si një mundësi për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur nxënësit me nevoja të ndryshme, por vetëm nëse përdoren politika të qarta nga mësues të përgatitur dhe me masa për mbrojtjen e nxënësve. Pikëpyetja është sa gati janë shkollat shqiptare për të ligjëruar inteligjencën artificiale në mësim?

Next Post
Paralajmërimi i Erdogan: Turqia nuk do të qëndrojë spektatore përballë hapave armiqësorë -

Paralajmërimi i Erdogan: Turqia nuk do të qëndrojë spektatore përballë hapave armiqësorë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

November 2, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur”

November 2, 2026
“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

November 2, 2026
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In