• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligjërimi politik Rama-Berisha, ka sosur në formë bejtesh

by Ben Andoni
10/06/2016 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Edhe pse ka pak studime, lidhur me natyrën e ligjërimit të politikës shqiptare, një i tillë i bërë pak kohë më parë nga OSFA tregonte realisht imazhin e kësaj kategorie, duke e treguar nivelin e kulturës politike shqiptare në kuota të ulëta emancipimi. Dhe, jo sepse në vazhdimësi mungon shprehja e duhur e kategorive dhe trajtave politike, por edhe mënyra sesi e kuptojnë atë liderët shqiptarë lë shumë për të dëshiruar.

Në leksikun e përbashkët Rama-Berisha (Basha, merret me rezervë prej realitetit të tij të munguar si udhëheqës- edhe pse i përgjigjet këtij binomi politik) ka mangësi të theksuara konceptesh, parimesh dhe përcjelljesh mendimesh në krahët e politikës që përfaqësohen. Që do të thotë se në vend të koncepteve të djathta për t’u shprehur nga ana e liderit de facto të opozitës artikulohen vetëm akuza, stigma dhe ofendime, kurse nga ana e liderit të majtë Rama, përcillet një retorikë e fryrë, fare larg koncepteve të majta dhe e mbushur me pasazhe të tëra me fjali nënrenditëse dhe figuracione qesëndisëse: lexo tallëse. Në fakt, fyerjet janë kthyer në një normalitet të tillë, saqë është e vështirë të ndash urrejtjen, akuzën apo kinse pretendimet.

Kurse në vend të një ligjërimi, që i shkon programit reciprok, nga liderët përdoret gjithnjë e më shpesh shumësi frazash të cilat të vendosura me kujdes në realitet letrar, mund të shërbejnë si fillesa bejtesh në kohët moderne. Pra krejtësisht anakronike, për kohën që jetojmë dhe problemet e vërteta me të cilat përballet elektorati shqiptar.

Por, ndërsa bejtja në shekullin XVIII ishte një kërkesë e kohës, që këtë zhanër të letërsisë të krijuar në territoret e banuara nga shqiptarët, t’ia sillte mesazhet fetare dhe ato pastorale në formë burimore me gjuhën e popullit (por me alfabetin arab), në shekullin XXI, në konatocion negativ, bejtet e politikanëve vinë më shumë si refleks i gjysma poezive anakronike dhe gjysma shprehjeve për të ofenduar dhe denigruar njëri-tjetrin.

Mjafton që një nga liderët të fillojë diskursin e tij dhe patjetër në mëndje do kalkulojë hapësirën për të ofenduar kundërshtarin, qoftë edhe pa e shtjelluar idenë e tij mirë. Kryesore është denigrimi dhe gazi që prodhohet nga fyerja. Dhe, anasjelltas. Niveli i diskutimeve, që pason nga pjesa tjetër e deputetëve, është pastaj një mbushës i argumenteve të dy liderave në nivele edhe më të ultra në shumicën e rasteve.

I gjithë ky realitet, na tregon si shqiptarë me një kulturë politike të mjerueshme, ku niveli demokratik i klasës politike dhe elitave tona është i ulët. Për të ardhur keq, pasi edhe pse me kohë, parlamenti ka pasur nivele profesoriati në përbërje dhe gjithnjë e më shumë përfaqësim femrash, niveli i tij jo vetëm nuk ka ardhur duke u përmirësuar, por përkundrazi, ka rrëshqitur në ligjërime politike krejt pasens. Kjo do të thotë se niveli politik demokratik i vendit shprehur me këtë ligjëratë politike është i mangët, por edhe tregues se demokracia jonë është ende minore dhe në faza parapolitike. Dhe, ky është problemi, që ne e personifikojmë lehtë nga artikulimet shpesh bajate të dy liderëve të vërtetë të vendit.  

Next Post

Gjipeja, xhevahiri i fshehur i plazheve shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In