• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligj të ri për Prefektin, shtohen kompetencat

by A R
14/03/2021 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka hartuar ndryshime të reja për ligjin e prefektit, të cilat janë dërguar për konsultim publik. Ndryshimet kryesore i përkasin bashkëpunimit me policinë, ku drejtoritë vendore, krahas raportimit për rendin dhe sigurinë do raportojnë dhe për task forcat. Prefekti i qarkut me ndryshimet e reja zbret në terren për të kontrolluar zbatimin e masave që lidhen me rendin dhe sigurinë.

Një tjetër përgjegjësi që shtohet është përgjegjësia për planet e veprimit dhe masat në rast organizimesh sportive dhe kulturore të cilat hartohen nga strukturat e mbrojtjes civile të prefektit në bashkëpunim dhe me strukturat e vetëqeverisjes vendore.

Në ndryshimet e reja parashikohet që prefekti i qarkut, çdo tre muaj të informojë ministrinë e Brendshme për nivelin e ruajtjes së rendit dhe sigurinë si dhe bashkëpunimin me strukturat e Policisë.

Krahas policisë prefekti do të bashkëpunojë dhe me forcat e armatosura. Në situatat kur kemi emergjenca civile, prefektit i shtohet kompetencë dhe kontrolli i marrjes së masave nga strukturat e ushtrisë.

Prefektit i jepet kompetencë që ti kërkojë administratës së tatim taksave inspektimin ndaj subjekteve publike ose private, kur ka informacione ose ka shkelje të ligjeve.

Tjetër risi me karakter urdhërues për prefektin është dhe bashkëpunimi me prefektët e qarqeve të tjera me qëllim realizimin e prioriteteve. Ata mund të lidhin marrëveshje me detyra dhe afat të caktuar mes tyre.

Prefekti do të ketë detyrë kontrollin e çështjeve që lidhen me ankesat e qytetarëve, si dhe të zbatimit të masave konkrete që lidhen me zbatimin e programit të qeverisë.

Me ligjin aktual, prefekti kontrollon zbatimin e projekteve në bujqësi, arsim, shëndetësi, mjedis, shërbim zjarrfikës, ndihmë e përkrahje sociale, turizëm dhe kulturë, ndërsa me ndryshimet e reja i shtohet në kompetencë dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe pyjeve.

Një propozim i ri është dhe emërimi i nën prefektit, i cili më herët ishte me një kandidaturë, tashmë do të duhen të paktën dy emra.

Ndryshimet e reja pritet të kalojnë në komisionet parlamentare, ndërsa më pas të votohen në Kuvend.

Next Post
Sa raste aktive me koronavirus janë në vend/ MSH: Ja sa janë në terapi intensive dhe të intubuar

Të dhënat e fundit nga spitalet Covid: Bien me 20% shtrimet, por fatalitetet te moshat e reja rriten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In