Edhe këtë sezon Liga e Kampioneve nuk do të mungojë në platformën Digitalb, sipas traditës së krijuar tashmë prej vitesh.
Kjo për faktin se Digitalb ka gjetur marrëveshjen me platformën Tring, që kanalet sportive Tring të shtohen edhe në Digitalb.
Kjo ka ardhur për shkak të numrit të madh të abonentëve që ka Digitalb dhe pamundësisë së tyre për të ndërruar dekoder e bërë abonime të reja.
Për pasojë, Tring ka rënë dakord që, kundrejt abonimit, ndeshjet e Ligës së Kampioneve për sezonin e ri të transmetohet edhe në Digitalb, pa qenë nevoja për një ndryshim dekoderi, një avantazh jo i vogël për gjithë ata klientë që dëshirojnë të ndjekin kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, po pa qenë të detyruar të ndërrojnë dekoder.









