• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lidhjet mes 3 grupeve në grabitjen e Rinasit, si u bënë bashkë Kupa, Murataj dhe Çala

by Java News
22/04/2019 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në grabitjen e 9 Prillit në pistën e Aeroportit të Rinasit u përfshinë tre grupe kriminale, bashkëpunimi mes të cilëve origjinën e ka në Greqi. Admir Murataj, i vrarë në grabitjen e fundit, Kelment Çala dhe Ilir Kupa u arratisën së bashku nga burgu i Trikallës, në marsin e 2013. Pasi u vendosën në Shqipëri, ata vazhduan të kishin të njëjtin aktivitet kriminal, duke kryer disa nga grabitjet me spektakolare.

Grupi i Ilir Kupës u njoh nga autoritet shqiptare si ‘Banda e Babagjyshëve’. Një e pjesë anëtarëve të këtij grupi u dënuan nga gjykatat, ndërsa personave të tjerë nuk iu provua pjesëmarrja në këto ngjarje, por që kishte informacione që ata ishin pjesë e tyre.

Pas kthimit në Shqipëri, personi më aktiv në disa grabitje miliona euroshe ishte Admir Murataj. Në 3 grabitje ku ai mori pjesë arriti të vjedhë rreth 10 milionë euro. Pjesa me e madhe grupit të tij u arrestuan dhe u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Megjithatë ai nuk u prangos së bashku me disa anëtarët e tjerë, të cilët dyshohet se ishin grupi i zjarrit që sulmonin blindat me para.

Në grabitjen e 9 shkurtit 2017 mori pjesë edhe Dash Kupa dhe vëllai i tij Everesti. Sipas prokurorisë, ata kishin në pronësi një piceri në Fushë-Krujë dhe aksioner në këtë biznes sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB, është Ermal Veseli, i vëllai i Oltian Veselit, i arrestuar për grabitjen e fundit.

Ndërsa personi i cili për vite qëndroi në hije në vendin tonë, pas kthimit nga Greqia, ishte Klement Çala. Ai u dyshua se mori pjesë në grabitjet e Qafë-Kasharit, por asnjëherë nuk pati ngritje akuzash për të. 31-vjeçari u arrestua në vitin 2015 në Vlorë për armëmbajtje pa leje, së bashku me Alkond Bengasin, një tjetër nga të ndaluarit për grabitjen e fundit në Rinas.

Por Gjykata e Vlorës në fund vendosi ta dënojë me 4 vite shërbim provë edhe pse ai kërkohej nga autoritet greke në atë kohë për arratisjen nga burgu. Sipas hetuesve, personat që kanë mbetur të lirë nga 3 grupet e mësipërme janë bërë bashkë për të kryer ndoshta grabitjen më të madhe të ndodhur në Shqipëri. /TvlKan/

 

/b.andoni

Next Post
Ish-deputeti i PD-së kërcënon kryeministrin: Kur bie drejtësia bëhet vetëgjyqësia

Unaza e Re/ Balliu i PD nuk rresht akuzat: Po bëhet vjedhja më e madhe në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In