• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lidhja që po ndryshon Marina Farën, 4-muajshe shtatzënë

by Java News
17/07/2018 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuaj një muaj nga lajmi i shtatzënisë shoqëruar me fotot e vizitës te gjinekologia, Marina Fara, vajza seksi e Eli Farës është rikthyer me një foto të re në “Facebook” ku shfaqet shumë ndryshe. E veshur thjesht, me një bluzë të bardhë, të lirshme që i mbulon barkun në muajin e katërt të shtatzënisë, ajo është fotografuar e ulur në bordurë, duke hequr kështu dorë nga pozat sensuale dhe provokuese që jemi mësuar ta shohim shpesh. Duket se lidhja e dashurisë me një djalë të panjohur në publik po e ndryshon vajzën juriste të këngëtares Fara, e cila siç e ka pranuar edhe vetë Eli, arriti të marrë më shumë famë se ajo, vetëm për shkak të pozave të nxehta.

Por historia e dashurisë që po jeton Marina dhe lidhja e re duket se po e ndryshon totalisht “vajzën kukull” të “Instagram”-it, e cila në këto muaj të pritjes së ëmbël shfaqet në rrjetet sociale si një zonjë e vërtetë. Nuk kanë munguar komentet e ndjekësve, duke e komplimentuar për pamjen, por edhe duke e pyetur se si ta gjejnë atë në “Instagram”. “Nuk kam ‘Instagram’, e kam mbyllur” u përgjigj ajo para dy ditësh, ndërkohë pas “zhdukjes” së shkurtër është rikthyer sërish në këtë rrjet social, ku ka me mijëra ndjekës. Kohët e fundit, jeta private e saj ka qenë në qendër të mediave rozë. Ajo e kishte pranuar që është në një lidhje dashurie, por nuk e kishte treguar se me cilin djalë, madje dhe në fotot e postuara me të dashurin ia mbulonte gjithmonë fytyrën.

Kështu vazhdoi për javë me radhë dhe të gjithë u bënë kureshtarë për të mësuar se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën Marinës. Mirëpo, pas kaq shumë kohësh, Marina ka shuar kuriozitetin e ndjekësve duke publikuar disa foto më të dashurin para dy muajsh, ku nuk ia fshehte më fytyrën me emoji. Postimet ajo i shoqëronte me dedikime të forta dashurie drejtuar personit të zemrës, një djalë që nuk njihet në publik, e që për këtë arsye dihen shumë pak detaje për të. Dhe duket se kjo paska qenë dashuri e vërtetë pasi çifti po pret prindërimin, duke nisur kështu jetë të re.

Nuk dihet se si janë njohur të dy, por miqtë e çiftit kanë qenë në dijeni të kësaj lidhjeje para se Marina të bënte postimet e para me të dashurin në profilet e saj zyrtare. Lidhja disamujore u zyrtarizua para tre muajsh, kur Marina e deklaroi hapur me statuset se kishte rënë vërtet në dashuri. Nga ana tjetër, Eli Fara nuk ka shprehur asgjë në lidhje këtë histori, por miq të afërm të tyre janë shprehur se ajo ndihet e lumtur që do të bëhet gjyshe. Por ç’këshilla i jep nëna e saj artiste Eli Fara për të qenë e suksesshme dhe e pëlqyer në çdo kohë? “Nuk para më jep këshilla të tilla, por kryesisht ka merakun e saj si nënë, pasi do që të jem e lumtur dhe e sigurt”, është shprehur Marina në një intervistë për “Panorama Plus”. Le të shohim nëse bashkë me mëmësinë, do të kemi një ceremoni dasme në familjen e Eli Farës. PANORAMA PLUS

ma.me

Next Post
Celularët dhe videot “online” po ndotin planetin

Celularët dhe videot “online” po ndotin planetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

October 27, 2026
Kundërshtarët e Vuçiçit “pushtojnë” televizionin pro tij, ja çfarë ndodhi në studiot e “Informer”!

Kundërshtarët e Vuçiçit “pushtojnë” televizionin pro tij, ja çfarë ndodhi në studiot e “Informer”!

October 27, 2026
Qeveria franceze dështon të bindë studentët të ndalojnë protestat, të rinjtë vijojnë me qëndresën e tyre

Qeveria franceze dështon të bindë studentët të ndalojnë protestat, të rinjtë vijojnë me qëndresën e tyre

October 27, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Vatikani: Rikuperimi i Papës në rrugën e duhur, mund të të udhëtojë në Amerikën Latine muajin e ardhshëm

October 27, 2026
Rusia sulmon Kievin godet me dronë, të paktën një i vrarë dhe 10 të plagosur! Zelensky akuzon: Po shënjestrojnë zona me popullsi civile

Rusia sulmon Kievin godet me dronë, të paktën një i vrarë dhe 10 të plagosur! Zelensky akuzon: Po shënjestrojnë zona me popullsi civile

October 27, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

“Dukeshin keq dhe të çuditshme”- Djali i Bolsonaros humbi zgjedhjet në Brazil, reagon Trump: Nuk mbajta anën e askujt, por mu dukën të manipuluara!

October 27, 2026
TOPI I ARTË/ Ja emrat e 30 finalistëve, Mesi e Ronaldo kërkojnë trofeun e gjashtë personal

Zbulohet vota e Shqipërisë për Topin e Artë, ja kush ishte zgjedhja e parë!

October 27, 2026
Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

October 27, 2026
Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

October 27, 2026
Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In