Tre eprsona të maskuar kanë grabitur kantinën e pijeve “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Rrashbull ndërsa mësohet se grabitësit kanë lidhur fillimisht rojën dhe kanë marrë me vete kasafortën.
Policia nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen, por mësohet se autorët janë larguar me një furgon të kompanisë.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit. Nuk ka të dhëna mbi shumën e parave të ndodhura në kasafortën e kantinës./b.d