• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

by E S
15/02/2026 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E teksa 30% e popullsisë shqiptare jeton tashmë në emigrim, raporti i BERZH ngrinte shqetësimin për sa i përket riintegrimit të të kthyerve në Shqipëri. Sipas tyre, ka një vështirësi për riintegrimin e emigrantëve në tregun e punës.

“Vlen të përmendet se shkallët e papunësisë janë më të larta në mesin e individëve me përvojë emigrimi sesa në mesin e atyre që nuk kanë emigruar kurrë. Kjo vlen edhe kur kontrollohen karakteristikat e tjera sociodemografike dhe është në përputhje me faktin se të kthyerit shpesh përballen me sfida kur riintegrohen në tregjet e punës të vendit të tyre”.

Për specialistët e çështjeve të ekonomisë, kjo vështirësi lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit në vendet e Bashkimit Europian.

“Ata janë mësuar me një kulturë tjetër të punës. Integrimi nuk ka të bëjë vetëm me tregun e punës, por edhe me shoqërinë. Janë mësuar me një stil tjetër jetese. Aspekt tjetër pastaj ka të bëjë me mënyrën e të punuarit”, tha eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Sipas specialistëve, rritja e pagave dhe kushtet më të mira të punës do të ndikojnë në riintegrimin e shpejtë të emigrantëve të kthyer në Shqipëri në tregun e punës.

“Pagat janë rritur, por kryesisht në administratën publike. Po kjo rritje nuk mund të bëhet me një vendim, por me rritje produktiviteti, sepse biznesi mund të paguajë shumë, por nëse nuk ka produktivitet del me humbje. Në Shqipëri ka disa sektorë ku ka kërkesë të theksuar, siç është turizmi, prodhimi, ai fason, tregtia, që kanë nevojë për burim njerëzor, por nga ana tjetër vijon akoma që mënyra e të punuarit dhe organizuarit të jetë shumë spartane. Një pjesë e mirë e hoteleve që operojnë në Shqipëri vazhdojnë akoma të menaxhohen nga pronarët, jo nga menaxherët”.

BERZH thotë se riintegrimi i të kthyerve në Shqipëri do të bëjë që të shfrytëzohen më mirë edhe aftësitë e tyre të akumuluara nga vendet e emigrimit. Aktualisht në Shqipëri rezultojnë të kthyer 22% e emigrantëve.

Next Post
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In