Lidh Prishtinën me Durrësin, Rama: Hekurudha ‘kuq e zi’ tashmë merr udhë (Video)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të projektit të hekurudhës kuq e zi, e cila lidh Prishtinën më Durrësin.

“Hekurudha kuq e zi tashmë merr udhë”, ka shkruar kryeministri krahas videos.

Projekti u prezantua një ditë më parë. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se financimi për këtë projekt do të kalojë në disa faza.

Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.