• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lideri i ri shqiptar që sfidon Ahmetin e Thaçin, lidhjet e tij me Erdogan e përdorimi i fesë islame

by A R
10/12/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush është kreu i lëvizjes Besa, që akuzohet se po përdor fenë islame, se financohet nga Erdogani, por akuzon si tradhëtarë Thaçin dhe Ali Ahmetin.

Bilal Kasami mund të jetë njeriu surprizë, mes politikanëve shqiptarë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni. Në mitingun përmbyllës së fushatës elektorale shumë shqiptarë krahasuan në Facebook, mbushjen e sheshit qëndror të Tetovës. Dhe partia e Kasamit, Lëvizja Besa e themeluar në vitin 2014, rrezultonte se kish mbledhur më shumë fansa në, se partia që vjen nga lufta, BDI e Ali Ahmetit.

Por çudia e Besës nuk qëndron vetëm këtu. Javëve të fundit ajoështë vënë në qendër të polemikave edhe sepse ka vënë besimin fetar në programin e saj, apo se është akuzuar se financohet në mënyrë të paligjshme nga autokrati turk Taip Rexhep Erdogan.

Natyrisht, Bilal Kasami, është munduar ti relativizojë këto akuza duke thënë se besimi fetar nuk mohohet as në vendet e zhvilluar perendimore dhe se fjalët e përhapura për burime të ardhurash nga Ankaraja janë vetëm thashetheme.

Por ai është vënë gjithashtu në qendër të kritikave edhe për faktin se i fshikullon ashpër liderët e partive të vjetra të shqiptarëve duke i akuzuar se kanë tradhëtuar interest e bashkëkombasve të tyre.

Ai pretendon se ata kanë dështuar për t’i shërbyer bazës së votuesve, duke i akuzuar PDSH dhe BDI-në  se po funksionojnë pak më shumë si korporata private që i shërbejnë interesave të udhëheqësve të tyre, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

Po kush është në të vërtetë Bilal Kasami?

Pak javë më parë gazetarja Semra Musai e BIRN Maqedonisë, i vizatoi një portret këtij lideri surprizë të lindur në vitin 1975 në Tetovë. Sipas tij ky i diplomuar si ekonomist në Universitetin e Shkupit, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai hyri fillimisht në politikë në fillim të vitit 2000 dhe shërbeu si sekretar i shtetit i BDI-së në Ministrinë e Ekonomisë midis vitit 2004 dhe 2006, si pjesë e një koalicioni qeveritar. Ai kaloi dy vitet duke punuar si zyrtar i lartë në Drejtorinë Doganore të Maqedonisë.

Por Kasami u largua nga BDI në vitin 2008, duke pretenduar se ajo kishte devijuar nga platforma e saj thelbësore që ishte të siguronte më shumë të drejta për shqiptarët. Kasami më pas punoi si asistent profesor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup deri në rikthimin e tij në politikë në vitin 2014.

Ai thotë se u ndje i detyruar të rikthehej në politikë, duke pretenduar se shqiptarët etnikë ishin poshtëruar, sepse financimet dhe investimet, thotë ai, bëheshin për popullsitë me shumicë maqedonase.

Sipas liderit të Besës Maqedonia funksionon si një shtet mono-etnik dhe institucionet e saj nuk e pasqyrojnë realitetin multi-etnik të vendit. Sipas Kasamit, më shumë se 40 për qind e popullsisë është e përbërë nga grupe të ndryshme etnike të ndryshme nga maqedonasit.

“Ne nuk mund të tolerojmë më gjatë që zyrat më të rëndësishme shtetërore të mbahen ekskluzivisht vetëm nga komuniteti maqedonas. Për sa kohë që postet et larta politike si ai i presidentit, kryeministrit, kryetarit të parlamentit, ministrit të brendshëm, atij të financave dhe ministrit të jashtëm, nuk janë mbajtur kurrë nga shqiptarët etnikë, Maqedonia do të përballet me një krizë të thellë politike çdo 10 ose 15 vjet” ka thënë ai për BIRN.

Kasami beson gjithashtu se është koha për të riparë dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit që i dha fund konfliktit të shkurtër të armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe forcave maqedonase të sigurisë.

Ndërsa e përshkruan Ohrin si një marrëveshje që i dha shqiptarëve të drejta të plota, Kasami thotë se 15 vjet më vonë ajo ende nuk është zbatuar siç duhet dhe se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është përkeqësuar që nga viti 2001.

Për të arritur qëllimet e tij ambicioze Kasami ka krijuar një formacion politik të një lloji tjetër, ku vendimet merren në mënyrë të hapur dhe me më shumë demokraci të brendëshme. Partia Besa është formuar kryesisht nga intelektualë të rinj, të cilët kanë studiuar në vendet perëndimore. Drejtuesit e saj, mendohet se nuk i njohin komplekset e pararadhësve të tyre ndaj maqedonëve dhe e shohin shpëtimin e shtetit të tyre tek balancimi i pushtetit në Maqedoni.

Por ndërsa drejtimi kolegjal i Bilal Kasamit është një hop pozitiv për liderët shqipëtarë të Maqedonisë, shumë shpejt ai mund të kthehet edhe në një handikap, në një vend të mësuar me imazhin e liderit të fortë. Për shumëkënd ai nuk konsiderohet si një udhëheqës i natyrshëm dhe kritikët i përmendin shpesh se ai rrezikohet nga mungesa e karizmës, eksperiencës politike dhe pushtetit politik në partinë që ai drejton. Pikërisht për këto, elita e vjetër e shqiptarëve e shikon me mosbesim faktin se ai mund të jetë një kundërshtar serioz që të lërë në hije karrierën e Ali Ahmetit apo atë të Menduh Thaçit.

Next Post
CIA: Rusia ka intervenuar në zgjedhjet amerikane, për Trump-in

CIA: Rusia ka intervenuar në zgjedhjet amerikane, për Trump-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Më shumë kompetenca për Drejtorin e Përgjithshëm, hyjnë në fuqi ndryshimet në Polici! Ja si do jepen gradat dhe si do emërohen shefat

August 24, 2026
Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

Një grup qytetarësh protestojnë para SPAK-ut, i kujtojnë dosjet e vjetra dhe të pahetuara!

August 24, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Ceferin ‘injoron’ zërat, kreu i UEFA-s: Nuk e di kush mund të jetë kandidati, por s’jam i interesuar për President të FIFA

August 24, 2026
Zelenskyy: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një operacioni preciz këtë vit -

“E dimë që ai është i vdekshëm”- Zelensky jep alarmin: Putin po pret dimrin që të sulmojë! Na duhen 360 raketa ‘Patriot’ dhe…

August 24, 2026
E pazakontë në Shëngjin/ Malazezi denoncon humbjen e gruas, policia vihet në kërkim

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari nga Kosova gjendet i pajetë në det, dy pistat e hetimit!

August 24, 2026
“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

August 24, 2026
Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

August 24, 2026
Sherr me policinë për parkingun e makinës, procedohet penalisht drejtori i Ujësjellësit të Përmetit

Shoferët e pabindur, Policia Rrugore arreston dhe procedon 55 brenda javës, 36 ishin të dehur! Mbi 11 mijë gjoba

August 24, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

August 24, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com