• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liderët e rajonit mbështesin Shengenin ballkanik

by S M
24/12/2019 23:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë, Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq në konferencë për shtyp në Prevallë, Prizren 26 qershor 2010
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë, Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq në konferencë për shtyp në Prevallë, Prizren 26 qershor 2010

Në kuadër të mini-samitit të tretë ballkanik, të mbajtur në Prevallë të Prizrenit, liderët e katër vendeve të rajonit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për krijimin e një mini-shengeni ballkanik dhe kanë adresuar gatishmëri dhe mesazhe bashkëpunimi.

Takimi është thirrur nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ku kanë marrë pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Pas një takimi të përbashkët, të katër presidentët janë zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore.

Nikoqiri i takimit, presidenti Sejdiu, ka thënë se temë bosht ishte liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në këtë pjesë të Evropës, duke ripërsëritur kërkesën e tij për një mini-shengen ballkanik.

“Andaj, sot mund të themi se jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një mini-shengeni ballkanik, apo të Evropës juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”
, ka thënë Sejdiu.

Organizimi i këtij mini-samiti në Kosovë, është përshëndetur nga të gjithë pjesëmarrësit.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se për dy vjet, Kosova po dëshmohet si shtet që tregon gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, vlerë kjo, sipas tij, e standardeve të përparuara evropiane.

“Bashkëpunimi ynë do t’i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal, luftës kundër krimit të organizuar kontrabandës, forcimit të kufijve nga pikëpamja e administrimit të këtyre elementeve dhe hapjes së kufirit për sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave”,
 është shprehur Topi.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thënë se mini-samite të tilla prodhojnë edhe rezultate konkrete. Ai ka marrë shembull thellimin e bashkëpunimit Kosovë – Maqedoni në periudhën ndërmjet samiteve të deritashme.

Fatmir Sejdiu, Filip Vujanoviq, Bamir Topi dhe Gjorgje Ivanov gjatë takimit në orët e paradites në Prevallë

“Kur bëjmë elaborimin e samitit të Vlorës deri me këtë të sotmin në Prizren, janë shënuar përparime evidente në raportet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës”.

“Ne kemi zgjidhur çështjen e kufirit, pastaj kemi vendosur marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash, si dhe kemi nënshkruar shtatë marrëveshje, gjë që tregon se kemi vendosur kornizat e bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka theksuar Ivanov.

Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal është prioritet i politikës së Podgoricës, ka thënë në anën tjetër presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Ndërsa ka mbështetur idenë e Sejdiut për mini-shëngenin ballkanik, Vujanoviq ka përkrahur përfshirjen edhe të vendeve tjera në nismat rajonale, duke veçuar Serbinë.

Ai ka mbështetur dialogun Kosovë – Serbi, por për agjendën dhe temat e diskutimeve, Vujanoviq ka thënë se duhet respektuar interesat e shteteve pjesëmarrëse në dialog.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet në bazë të dy realiteteve. Realiteti i parë është se deri më tash pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar 69 shtete, të cilat kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, disa prej të cilave edhe në nivel ambasadash”.

“Ndërsa, realiteti i dytë është se 123 shtete të OKB-së ( Organizata e Kombeve të Bashkuara) ende nuk e kanë njohur Kosovën. Duke respektuar këto dy realitete, mendojmë se duhet mbështetur këtë dialog, që do t’i sillte të mira edhe Serbisë, edhe Kosovës”, ka thënë Vujanoviq.

Mini-samiti i Prevallës afër Prizrenit nuk është adresuar kundër askujt, pra as kundër Serbisë, ka shtuar ndërkohë presidenti Sejdiu.

Ai ka sqaruar se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë edhe me këtë shtet, por duke respektuar parimin e dialogut që zhvillojnë dy shtete sovrane.

“Kjo është një qasje praktike që mendojmë dhe shpresojmë në komunikimet edhe me vendet tjera të rajonit, pra edhe me Serbinë, e ardhmja e vendeve të rajonit dhe progresi i tyre është në bashkëpunim, por gjithmonë në respektimin e sovranitetit të secilit vend dhe veçantive e kualiteteve të secilit vend”,
 ka theksuar Sejdiu.

Qëndrimi i Sejdiut për dialogun me Beogradin është mbështetur edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Ai ka thënë se vendosja e dialogut nënkupton respektimin e sovranitetit ndërmjet shteteve.

Ndryshe, mini-samiti i Prevallës afër Prizrenit ka filluar në orët e paradites me takimet bilaterale, sipas modelit secili me secilin. Kurse, ka përfunduar me takimin e përbashkët, pas të cilit të katër presidentët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin dhe të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Paraprakisht, mini-samite të ngjashme janë mbajtur edhe në Vlorë dhe Ohër. Në mbrëmje Vujanoviq pritet të largohet nga Prevalla, kurse të dielën për në vendet e tyre do të largohen edhe Topi e Ivanov.

Next Post
Gëzuar! Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen/ Mesazhi i Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet

Gëzuar! Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen/ Mesazhi i Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com