• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gëzuar! Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen/ Mesazhi i Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti, mos rrisni çmimet

by Java News
25/12/2019 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë Krishtlindjen. Kjo ditë e shënuar simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa në Tiranë kulmoi në mesnatë me meshën që u mbajt në katedralen e Shën Palit. Qindra besimtarë iu drejtuan katedrales duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri.

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij gjatë meshës e vendosi theksin te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin. Por, Imzot George Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Ai iu drejtua të gjithë atyre që po abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat nisur nga rritja e kërkesave dhe atyre që kanë ngritur çmimet për materialet e ndërtimit se po bëjnë një mëkat të madh.

Çfarë po ndodh në këtë orë në kishat që janë plot me njerëz? Zakonisht në këtë orë njerëzit janë në gjumë apo disa të rinj në diskotekë, cfarë po ndodh që këta njerëz drejtohej drejt kishës? Kanë dëgjuar fjalën e engjëjve. Festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidar me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithcka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se cfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptare kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi.

Solidariteti bën pjesë te ADN-ja shqiptare, e kanë të shkruar në ballin dhe zemrën e tyre. Sa bukur kjo shoqëri dëshmoi këtë solidaritet të jashtëzakonshëm, por kam një pyetje; a jemi të gjithë duke treguar këtë solidaritet ndaj viktimave të këtyre tragjedie? Jo, jam ndjerë shumë i zhgënjyer që dëgjova se ka disa që po abuzojnë, që kanë rritur qiratë, dhe për kë? Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehimi, po rrisnin çmimet e materiale që duhen për ndërtimet, është mëkat i madh, të përfitojnë nga kjo tragjedi për të fituar. U drejtohem atyre që po pasurohen dhe korruptojnë në sajë të tërmetit. U drejtohem me fjalët; qani dhe vajtoni për të këqijat që do vijnë mbi ju” tha ai.

Në përfundim të meshës besimtarët uruan njëri tjetrin për sa më shumë mirësi dhe begati. Ndërsa mesha e ortodoksëve do të mbahet mëngjesin sotëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do të drejtohet nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në Shqipëri Krishtlindja festohet edhe nga besimtarët jo të krishterë, pasi është një nga festat më të pëlqyera nga të gjithë.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Meta, Kryemadhi, Tom Doshi dhe udhëheqësja e opozitës iraniane marrin pjesë në Meshën e Krishtlindjes

FOTO/ Meta, Kryemadhi, Tom Doshi dhe udhëheqësja e opozitës iraniane marrin pjesë në Meshën e Krishtlindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com