• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus, Von Der Leyen paraqet një propozim

by
07/10/2022 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e Bashkimit Europian nuk arritën në një dakordësi lidhur me vendosjen e një çmimi tavan për gazin gjatë samitit informal që zhvilluan  ditën e sotme në Pragë të Çekisë, por udhëheqësit e BE-së  janë pajtuar që të rrisin ndihmën  financiare dhe ushtarake për Ukrainën. Lajmin e bëri të ditur Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Nuk është planifikuar, asnjë lajm. Duhet bërë një hap i rëndësishëm”, tha Presidentja e Komisionit Europian.

Shumica e 27 shteteve të BE-së duan vendosjen e një çmimi tavan për gazin, për shkak të rritjes së çmimeve pas ndaljes së furnizimeve me gaz nga Rusia. Për këtë temë, shtetet e BE-së kanë biseduar për javë të tëra, por ka mospajtime lidhur me detajet se si duhet të bëhet kjo.

Çmimet e gazit dhe elektricitetit janë rritur shumë për shkak se Rusia ka ndërprerë furnizimet në përgjigje të sanksioneve të ashpra që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një “udhërrëfyes” të masave për të ndihmuar në lehtësimin e krizës, përfshirë edhe vendosjen e mundshme të një çmimi tavan.

“Ekziston një mbështetje e gjerë që pranverën e ardhshme, në fund të dimrit kur do të shterohen depot tona, është me rëndësi të madhe që ne të kemi një prokurim të përbashkët të gazit ”, tha Von der Leyen.

Në mesin e ideve të përmendura janë edhe vendosja e çmimit tavan për importet e gazit rus, uljen e çmimit të importeve të tjera të gazit, kufizimin e çmimit të gazit që përdoret për gjenerimin e rrymës dhe vendosjen e një çmimi tavan për transaksionet e gazit midis shteteve të bllokut.

“Të gjithë pajtohen se ne duhet të ulim çmimin e energjisë, por nuk kemi marrëveshje se çfarë instrumente duhet të përdoren për këtë”, tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se blloku do t’i duhet “të organizojë prokurimin publik të furnizimeve me energji” përpara sezonit veror të mbushjes së magazinave.

Lidhur me kërcënimet për sulme bërthamore ruse, në fund të takimit, Presidenti i Komisionit Evropian Charles Michele tha se  BE-ja i merr seriozisht kërcënimet e (Rusisë) për sulmet me armë bërthamore, por që nuk duhet të friksohmei

“Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e përshkallëzimit, por nuk duam të frikësohemi, duam të mbrojmë interesat e atyre që besojnë në të drejtën ndërkombëtare.  Kemi dëgjuar kërcënime të drejtpërdrejta ose të tërthorta për përdorimin e armëve bërthamore. Por dje dhe sot kemi verifikuar një vendosmëri të madhe për strategjinë me dy shtylla, të mbështesim Ukrainën dhe vendosmërinë në frenimin e Rusisë, për shembull, përmes sanksioneve”, tha Michele.

/e.d

Next Post
Zgjidhet qyteti ku do të mbahet ‘Eurovision 2023’

Zgjidhet qyteti ku do të mbahet 'Eurovision 2023'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

October 26, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie

October 26, 2026
Makina përplas motorin në Rrogozhinë, humb jetën një person

Aksident dramatik në Lezhë, i mituri humb kontrollin e motorit dhe plagoset, dërgohet drejt Traumës!

October 26, 2026
“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

October 26, 2026
Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

October 26, 2026
Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

October 26, 2026
Lodhesh kot Sali!

Dhuna, habitati i Berishës, skenari që mund ta dëbojë nga protesta!

October 26, 2026
Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In