• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Londër, nga korrupsioni te trafiku njerëzor

by Java News
09/07/2018 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të martën në Londër nis samiti i Ballkanit Perëndimor, i pesti i organizuar nën atë që njihet si procesi i Berlinit. Kryeministrja britanike, Theresa May do të presë shefat e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë dhe do të përsërisë angazhimin e hershëm të Londrës ndaj rajonit dhe sigurisë europiane.

Samiti, është i pesti, në kuadër të procesit të Berlinit, pas atyre në Berlin në 2014, në Vjenë në 2015, në Paris në 2016 dhe në Trieste në 2017. Procesi i Berlinit është ndërkohë një iniciativë e nisur nga kancelaria gjermane Angela Merkel, në 2014. Çdo vit, ai mbledh bashkë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerë të BE dhe përfaqësues të institucioneve europiane, për të punuar së bashku në mbështetje të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Në samitin e Londrës janë ftuar edhe partnerë europianë, mes të cilëve Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia. Samiti, sipas programit do të fokusohet tek rritja e stabilitetit ekonomik, përmirësimi i ambientit të biznesit, inkurajimi i sipërmarrësve, adresimi i papunësisë tek të rinjtë dhe promovimi i lidhjeve rajonale. Një tjetër temë e rëndësishme është bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë, lufta ndaj kërcënimeve të përbashkëta, përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun njerëzor, drogat etj.

Samiti synon edhe të lehtësojë bashkëpunimin politik, të ndihmojë rajonin të zgjidhë mosmarrëveshjet dypalëshe dhe të hedhë pas shpine çështje të trashëguara nga e shkuara. Në këtë kuadër, burime nga qeveria greke kanë bërë të ditur se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai grek, Alexis Tsipras do të takohen në Londër, për të diskutuar mbi negociatat mes dy vendeve mbi paketën e çështjeve të pazgjidhura mes tyre.

ma.me

Next Post
SKEDA/ Anëtari i Gjykatës së Lartë para vettingut, si ka ndryshuar pasuria e Admir Thanzës

SKEDA/ Anëtari i Gjykatës së Lartë para vettingut, si ka ndryshuar pasuria e Admir Thanzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com