• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Librazhd/ U jepet lamtumira çiftit pas tragjedisë, fëmijët në gjendje të rënduar psikologjike

by Java News
07/09/2019 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë përcjellë pasditen e sotme për në banesën e fundit çifti Daut dhe Lule Gjokola.

Ngjarja e rëndë tronditi Librazhdin dhe vendin tonë, një ditë më parë.

Të afërm, familjarë dhe miq të familjes, i kanë dhënë lamtumirën Daut dhe Lule Gjokolës, ndërkohë në ceremoni, ndonëse në gjendje të rënduar psikologjike morën pjesë edhe dy fëmijët, vajza e çiftit, studente në Tiranë, e shoqëruar nga ambulanca dhe të afërmit e saj.

Djali i vetëm i familjes, i cili ndodhej në banesë dhe është dëshmitari i vetëm i tragjedisë familjare është sjellë paradite në Tiranë për trajtim në gjendje të rëndë psikologjike, por pasdite u kthye dhe mori pjesë në ceremoninë mortore të prindërve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme.

53-vjeçari Daut Gjokola vrau me thikë bashkëshorten, Lulen, duke e qëlluar disa herë. Pas krimit ai u hodh nga kati i shtatë i pallatit, në qendër të qytetit të Librazhdit.

Daut Gjokola besohet se pati një debat të ashpër me bashkëshorten, kur edhe ndodhi ngjarja. Debati dyshohet të ketë pasur lidhje mbi pasurinë e tyre, pasi çifti kishte edhe një biznes në qytet.

Pasi e kishte goditur disa herë me thikë, ai mësohet se ka pritur në ballkon derisa sa ka ardhur ambulanca dhe policia, kur edhe në gjendje të rëndë psikologjike u hodh duke përfunduar në oborrin e jashtëm të një lokali, ku edhe vdiq në vend, ngjarje që tronditi të pranishmit.

Më herët çifti nuk kishte shfaqur probleme, derisa ndodhja ngjarja e rëndë. Ata ishin parë të shëtisnin normalisht si çdo mbrëmje, edhe pak momente para ngjarjes, ashtu si edhe  shumica e qytetarëve në shetitoren e këtij qyteti. Motive të tjera, përveç momentit depresiv të çastit nga ana e bashkëshortit kur ndodhi ngjarja, mbeten të paqarta. /l.m

Next Post
Roshi titullar nga minuta e parë, publikohen formacionet zyrtare Francë-Shqipëri

Roshi titullar nga minuta e parë, publikohen formacionet zyrtare Francë-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In