• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LGBT me deputetë në Parlament?

by Java News
24/09/2017 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Duket se gjithçka e keqe për ne shqiptarët, po kthehet në normalitet, po kthehet si modë, e cila mundohet tu imponohet shumicës, institucioneve, duke tundur shpesh kartën e të Drejtave të Njeriut. E thënë shkurt, LGBT në Shqipëri, ka në Parlamentin e ri deputetët e saj. Kjo është aq e vërtetë, sa është i vërtetë fakti se tashmë ky komunitet ka flamujt e vet, zyrat e veta, madje mbrohet nga Policia e Shtetit kur ka aktivitetet e veta live në bulevardin e Tiranës. Janë e pakta 4 deputetë (kryesisht nga e djathta) që janë anëtarë të heshtur të LGBT në Shqipëri. Madje dy prej tyre (të djathtë) janë në mandatin e dytë si ligjëvënës, dhe janë tepër aktivë në seancat në Parlament. Ata janë edhe tepër agresivë, tepër luftarakë, por edhe shumë të manipulueshëm.

Ata manipulohen edhe me sms, dhe kaq mjafton që këta ligjëvënës ta quajnë të mbaruar “misionin” e tyre brënda asaj salle. Ky fenomen po përhapet si epidemi dhe ka prekur jo vetëm shtresat e ulëta, regresive, por edhe shtresën e lartë, ata me kollare. Rritja e numrit të tyre, ka ardhur për shkaqe të ndryshme, duke nisur nga ato ekonomike, sociale, gjenetike, psiko-fizike, duke krijuar vitet e fundit ndërgjegjësim maksimal e qytetar tek shumica e shqiptarëve.

Bashkë me prishjen e sistemit politik, duket se në Shqipërinë e dikurshme të tollonave u futën vrullshëm dhe u zgjuan edhe pasionet dhe fenomenet më negative të cilat deri në vitin 1992, ishin ndrydhur e shtypur nga ligji dhe opinion publik. Legalizimi i strukturës së tyre e konvertuar në termin e moderuar LGBT, u ka dhënë shkak dhjetra e dhjetra personave që deri dje ishin në ilegalitet të plotë, të dalin dhe të shpallen hapur si homoseksualë.

Duke mos dashur të shkel të drejtat e askujt, duke mos dashur të mos i imponohem askujt për qëndrimet, mendimet dhe pasionet e tij, mendoj se tentativa për të promovuar nisma apo lëvizje të tilla, tentojnë të deformojnë dhe shkatërrojnë familjen shqiptare, e cila vitet e fundit është e tronditur nga themelet. Legalizimi, mbrojtja dhe promovimi i kësaj lëvizje e cila është një turp i madh për çdo shqiptar, për çdo njeri e intelektual që mbron në themel familjen, natyrisht do të sjellë pasoja të rënda gjenetike, psiko-fizike dhe morale për të ardhmen e vendit.

Ftesat e LGBT ditën e paradës së tyre për të “afruar çdo djalë apo vajzë, që e ndjen se është me idealin tonë”, janë një kërcënim për ardhmërinë e familjes, dhe përbaltje e vlerave tona dhe traditave të bukura shqiptare. Edhe komunitetet fetare, klubet e intelektualëve dhe shumica e shqiptarëve, mbeten vendosmërisht kundërshtare të forta të tentativës për legalizimin dhe promovimin legal të këtij fenomeni turpërues. Kurrë nuk e kisha menduar se anëtarë të LGBT (pavarsisht në legalitet) do të kishte edhe nga ata që ne i votuam si ligjëvënës.

E di shumë mirë që ka në art, kulturë, shkencë, media, arsim e shëndetsi, por të kishte edhe në sallën e Parlamentit, kjo natyrisht më dukej e paimagjinueshme. Ata tashmë mund të dalin edhe hapur, pasi tek ne legalizimi i tyre po sanksionohet edhe me ligj. Një miku im deputet më tha se “mandatin e kaluar çdo të enjte ata i shihje të takohen bashkë, të pinë kafenë bashkë, dhe patjetër të jenë pjesë e diskutimeve, madje duke ndjellë shpesh edhe konflikte me kundërshtarin tonë politik”. Miku im deputet më tha gjithashtu se, “deformimet e tyre psiko-fizike do ti konstatosh edhe në oraret e qëndrimit në sallë, në xhestikulacione dhe reagime të veçanta, po ja që ne, jemi mësuar tashmë me ata”.

“Pranoni homoseksualët si shtresë e barabartë në shoqërinë shqiptare, si një prej kushteve për të marrë ftesën për anëtarësimin në BE”. Ishte dhe mbetet ky një prej rekomandimeve të Komisionit të Jashtë për Zgjerimin në BE, dhe Shqipëria po e plotëson gradualisht kushtin. Po legalizon dhe promovon homoseksualët, si “shtresë e barabartë në shoqërinë shqiptare”, e cila edhe pa ata është e atrofizuar, e goditur thellë nga problemet sociale, kriza familjare. LGBT veç problemeve të paimagjinueshme, asgjë të re, dhe më keq, asgjë të mirë nuk do ti sjellë përmirësimit të imazhit të shoqërisë dhe familjes së tronditur shqiptare.

Propozimi I bërë mandatin e kaluar për ndryshimin e “Kodit të Familjes”, ndryshim sipas të cilit duhet shtuar “Partneriteti i noterizuar mes homoseksualëve”, është cilësuar nga shumica e deputetëve të Parlamentit si “rruga drejt shkatërrimit të familjes”. Ka qenë deputeti demokrat Tritan Shehu (dhe jo vetëm ai) që ka hedhur idenë e lobimit të parreshtur jo vetëm nga politikanët por edhe nga shumica e shqiptarëve për të mbrojtur sa nuk është vonë familjen shqiptare nga shpërbërja e tmerrshme.

Next Post
Tregtimi i mishit në Shqipëri, mungojnë matrikullimi dhe siguria në thertore

Tregtimi i mishit në Shqipëri, mungojnë matrikullimi dhe siguria në thertore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

June 10, 2026
“A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

“A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

June 10, 2026
13 të vrarë në Afganistan, mes tyre 11 fëmijë! Talebanët ‘drejtojnë’ gishtin nga Pakistani

13 të vrarë në Afganistan, mes tyre 11 fëmijë! Talebanët ‘drejtojnë’ gishtin nga Pakistani

June 10, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Nuk ka projekt për Zvërnecin”, Martin Leka: SPAK të zgjidhë problemin e pronave

June 10, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Nuk kam asnjë dyshim që fqinjët nuk kanë interes që turizmi shqiptar të zhvillohet

June 10, 2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

Kombëtarja e femrave arrin fazën PlayOff të FIFA Brazil 2027, Rama: Historike, krenar për vajzat kuqezi

June 10, 2026
Bizneset përballë faturave të reja, detyrimet vendore rriten deri në 4-fish

Bizneset përballë faturave të reja, detyrimet vendore rriten deri në 4-fish

June 10, 2026
Kaos në Irlandën e Veriut pas sulmit me thikë, digjen shtëpi e makina

Kaos në Irlandën e Veriut pas sulmit me thikë, digjen shtëpi e makina

June 10, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Protesta? Ministrja Ibrahimaj: PS ka më shumë vota seç janë në shesh

June 10, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, temperaturat arrijnë deri në 36°C, ja ç’do ndodh nga premtja

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In