Një zjarr i madh ra pasditen e së shtunës në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë. Flakët nisën në vendin e quajtur Fregen. Rreth 10 hektarë pyje llogaritet se janë djegur deri më tani. Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve.
/a.meta