Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Blinisht.
Gazetari i Panorama raporton në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një kamionçinë, ndërkohë bëhet e ditur se një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.
Personat janë dërguar në Spitalin e Lezhës, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.