• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LEZHE/ Norvegjezi sfidon rininë shqiptare të kafeneve, del vullnetar për të punuar në bujqësi!

by Java News
25/04/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka udhëtuar nga Norvegjia, por natyra dhe pamja atraktive e ka shtyrë Nils Anderson të bëhet vullnetar për të punuar tokën në një fermë në zonën e Fishtës në Lezhë. Prej disa ditësh ai është bërë pjesë e puntorëve të fermës dhe ndihmon vullnetarisht për të kryer punë të ndryshme në bujqësi. Për Anderson puna në bujqësi është shumë më e mirë se të shkojë në palestër.

Në pamje të parë duket si një fermer i thjeshtë shqiptar, por në realitet nuk është kështu. Nils Anderson ka udhetura nga Norvegjia drejt Shqipërisë për turizëm, por që me dëshirën e tij ka kërkuar që të bëhet pjesë e vullnetarizmit. Ai u ndal në fshatin Fishtë të Lezhës dhe mikpritëse për të u bë ferma e Mrizit. Prej ditësh po kryen punë të ndryshme në bujqësi, duke sjellë një kulturë të re në këtë zonë. Nils Anderson thotë se Shqipëria është një vend mjaft tërheqës, ndaj ka vendosur që të japë kontributin e tij në sektorin e bujqësisë.

“Unë kam ardhur prej disa ditësh nga Norvegjia dhe jam stacionuar këtu në fshatin Fishtë. Shqipëria është një vend fantastik dhe po merr një zhvillim të jazhtëzakoshem edhe sektori i bujqësisë. Ndaj dhe unë vendosa që të jap kontributin tim, që të jap frymë pozitive në këtë drejtim” – tha ai.

Rasti unik/ Norvegjezi Nils Anderson, duke punuar tokat në Fishtë të Lezhës

Anderson tashmë është kthyer në një fermer shqiptar, ai po merret me të gjitha punët e fermës, që tek mbledhja e barit, prashitja e tokës etj, edhe pse profesioni i tij është që të qëndrojë ulur para kompjuterit, pasi është një grafik dizajner. Për të puna e vërtetë është ta prekësh atë me dorë dhe bujqësi është një punë e cila të mundëson të kesh edhe trupin në formë.

“Unë jam me profesion grafik dizajner, por puna e vërtetë është ajo që bëhet me dorë kur prek tokën. Normalisht që puna në bujqësi është e vështire, por është shumë më mire kështu sesa të shkoj në palestër, pasi është aktivitet fizik i vërtetë. Do të ftoj dhe miq të tjerë të vijnë këtu dhe të bëjnë punë të kësaj natyre” – u shpreh Anderson.

Altin Prenga është një nga personat që me biznesin e tijë të agroturizmit e bëri fshatin Fishtë të Lezhës mjaft atraktiv për turizëm. Ai thotë se prania e shtetasve të huaj me punë vullnetare në këtë zonë është një mesazh i qartë që vendasit të orjentohen drejt punës.

“Janë persona shumë të veçantë, shumë të ndjeshëm ndaj natyrës dhe që kanë një nostalgji ndaj punëve fizike të thjeshta. Janë një mesazh shumë i bukur për rininë këtu, se realisht janë çmendur sot. Ky zotëri që ka ardhur këtu punon tokën me kënaqësi dhe kanë qejf të kenë eksperienca reale, siç mund të jetë një fshat tipik shqiptar. Është diçka shumë e bukur, leksion për shumë të rinj këtu që rrinë nëpër kafene. Ajo që është interesante është që t’i zbukurohet imazhi jetës në fshat, me gjithë vështirësitë që ka. Ideja është që të përmirësojmë imazhin tokën dhe bujqësisë. Është diçka e bukur, pastaj në Shqipëri nuk është e thjeshtë të jetosh vetëm me bujqësi” – tha Prenga.

Në Fishtë të Lezhës turizmi po fokusohet tashmë edhe drejt natyrës, pasi numri i turistëve të huajve që kërkojnë të bëjne vullnetarizëm sa vjen dhe shtohet. Janë të shumtë ata të cilët vijnë në këto anë dhe ngrejnë kampingjet e tyre duke soditur natyrën e zonës së Lezhës.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Akuzoi deputetin Braçe se e goditi me çakmak, por ja si është e vërteta

VIDEO/ Akuzoi deputetin Braçe se e goditi me çakmak, por ja si është e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com