• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lezhë/ Dy ish-drejtuesit e Bashkisë: Nuk i përballojmë dot refugjatët sirianë!

by Java News
08/03/2020 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në media përflitet një plan për strehimin e refugjatëve sirianë – rreth 26 mijë – në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Një ndër këto zona të përfolura është edhe Gjadri.

Nuk ka njoftim zyrtar, por lajmet dalin për shkak të diskutimeve të mbyllura brenda Bashkive me të dërguar nga Tirana.

Sipas planit që kanë botuar mediat lokale, të cilat citojnë burime bashkiake, në Gjadër të Lezhës do të ngrihet një kamp për të strehuar 5.000 sirianë.

Mes reagimeve të shumta është ai i ish-nënkryetares së Bashkisë Lezhë Alfrida Marku, e cila ka bërë një listë të detajuar me arsyet përse Gjadri ose Lezha nuk është vendi i duhur për të ngritur një kamp të tillë.

Reagimi i saj:

Banorët e Lezhës, autoritetet vendore, përfaqësues të Lezhës në nivel qëndror si dhe çdo figurë publike me autoritet përfaqësimi DUHET të reagojnë kundër ngritjes së kampit në Gjadër ku do të vendosen 5 mijë refugjatë nga Siria. E kjo për disa arsye:

Shqipëria nuk ka situatën ekonomike dhe sociale për të pritur 30 mijë refugjatë. Gati 500 mijë shqiptarë janë larguar në 7 vjet nga varfëria dhe pasiguria e thellë. Shtete të tjera mund dhe duhet të presin popullin siran.

Të ardhurat për frymë si dhe çfarë i dedikohet Lezhës nga buxheti i shtetit janë të pamjaftueshme për një standart që në masën dërrmuese është larg mesatares së jetesës.

Vendimi për pritjen e 30 mijë sirianëve duhet të kalojë patjetër në Referendum Kombëtar

Në Lezhë, harmonia krahinore dhe fetare është model por edhe e brishtë aq sa gjithmonë është treguar kujdes të ruhen balancat në pushtet dhe përfaqësim.

Integrimi i refugjatëve do ishte jo i lehtë, duam apo s’duam ta pranojmë.

Rendi dhe siguria në vend janë në pikën më të ulët.

Marku hedh dyshime se donacionet dhe kreditë e dhëna për rindërtimin, kanë pasur si kusht pranimin e sirianëve që Europa nuk i do.

Rama në mungesë të plotë transparence me publikun, “u është nënshtruar pa kushte” – thotë ish-zyrtarja bashkiake.

Portali Lezha Neës sjell edhe reagimin e ish-kryetarit të Bashkisë.

“Nuk e di sa zyrtar është ky diskutim që bëhet në rrjetet sociale për një numër të konsiderueshëm refugjatësh nga Siria që thuhet se do vijnë në Shqiperi dhe një pjesë e tyre në Lezhe(!). Por nëse është e vertetë, lëvizje popullate kaq masive duan shumë seriozitet, institucione te konsoliduara dhe infrastrukturë të pershtatëshme pasi nuk është fjala thjeshtë vetëm për fjetina, mensa e banjo. Do ketë probleme rendi, trafikimi, arsimimi, shëndetsie etj. Ata njerëz duhen ndihmuar por nuk mjafton vetëm ‘bukë, kripë e zemër’. Thashë t’ua rikujtoja ‘kopetentëve’ që mund ta kenë marrë lehtë këtë fenomen!” – thotë Frrokaj, i cituar nga mediat lokale.

 

Next Post
Një certifikatë nderi për Kolevicën!

Një certifikatë nderi për Kolevicën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com