• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

by Hamdi Jupe
20/09/2026 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hamdi Jupe

Para pak ditёsh ndodhi debati dhe votimi nё Kuvend pёr rrogat e gjykatёsve dhe prokurorёve. Ka rёndёsi tё lexohet me kujdes ai votim. Shifrat e tij flasin shumё pёr atё qё po ndodh sot nё Shqipёri nga politika  shqiptare, e pozitёs dhe opozitёs. Votimi nё Kuvend doli me rezultat tё qartё: 84 vota “pro” ligjit tё propozuar nga qeveria dhe 27 vota kundёr tij, vota kёto tё opozitёs.

Dihet qe qeveria  ka vetёm 80 deputetё nё Kuvend, pas largimit prej saj te “malёsores” qe flet gjuhёn e Lek Dukagjinit. Kater vota tё tjera nё mbeshtetje te qeverise ishin nga subjekte te tjera politike jashte saj. Pra nuk ishte vetem Partia Socialisteve kunder maskarades se pagave te gjykatesve dhe prokuroreve.

Ky rezultat me vlera kushtetuese  duhet t’i bente te mendoheshin paksa gjykatёsit dhe prokurёt, qё pretendojne se po mbrojne Kushtetuten dhe ligjet. Por ata “ e moren frerin neper kembe” dhe thanё se do  tё vazhdojne ende aventuren nё kёrkim tё parave. Punё e tyre. Ne na duhet tё vazhdojmё analizёn politike, pra tё shifrave tё votimit nё Kuvend.

“Pro” kёrkesёs sё gjykatёsve dhe prokuroreve per rritjen e rrogave votuan vetem 27 deputetё tё opozites. Shifёr zyrtare kjo. Ёshtё e drejtё e tyre tё votojnё ashtu siç e mendojnё, por ёshtё e drejta jonё tё komentojmё shifrat. Kujtojme se e gjithё opozita sё bashku ka sot gjithsej 60 deputetё nё Kuvend, duke perfshire edhe “malesoren”.

Ku shkuan pra, 33 deputetёt e tjere te saj, qe nuk votuan fare, ose nuk votuan sipas “urdhrit” tё shefit tё tyre parlamentar Gaz Bardhi, sipas vendimit tё liderit te saj Sali Berisha? Pse u fshehёn ata, 30 burra dhe gra, (perjashtuar 4 “rrebelёt” qe votuan pёr variantin e qeverisё) dhe qё pёrbёjnё rreth 55 perqind e deputetёve te opozites? Ca u fshehёn pas kurrizit tё grave/burrave tё tyre ne shtepi, (se ishte ora 2 pas mesnate, kur u bё votimi) ca qёndruan nё kafenenё plot tym duhani tё Kuvendit dhe ca pas “abstenimeve” tё tyre pёr ligjin, kur bёhej votimi per rrogat e “vobekta” te gjykatёsve dhe prokurorёve.

Pse nuk votuan ata 30 deputetё tё opozitёs sipas urdhrit politik te liderit te tyre “historik?” Ky eshte nje problem jo fort i veshtire per t’u kuptuar. Ata, deputetet e opozitёs, nuk ishin dakord me rritjen stratosferike te rrogave te njerezve te ligjit, prandaj nuk votuan, i bene bisht votimit dhe ketu eshte problemi i “unitetit monolit” tё partisё sё tyre opozitare. Lideri i tyre Berisha u keput duke e quajtur SPAK-un nga mengjesi ne mbremje “SKRAP” dhe te deklaroje se do ta shkrije ate sapo te vije ne pushtet. Ai u largua nga votimi se ёshtё moshё e vjetёr dhe i vinte gjumё, duke ia lёnё “veprёn” e tij nё dorё zotit Bardhi. Atehere, si mund tё pranojё njeriu me mend nё kokё kёtё ndryshim 180 – gradёsh tё qёndrimit tё tij ndaj prokurorёve dhe gjykatesve? Kjo ёshtё çёshtje e moralit tё politikёs sё opozitёs, domethёnё: “bёni si them unё, por mos bёni si bёj unё”.

Nёse opozita do tё ishte sot nё pushtet, a do tё votonte ajo “pro” ligjit pёr rritjen e rrogave tё gjykatёsve dhe prokurorёve? Natyrisht qё jo, se pastaj nuk do te guxonte tё shkonte mё nё popull pёr tё kёrkuar vota. Sondazhet publike tё mediave tregojnё se rreth 75 pёrqind e qytetarёve ishin kundёr marrёzisё sё rrogave tё larta tё kёrkurara prej tyre. Hall i madh si mund tё shkojё nё popull kjo parti e tё kёrkojё vota prej tij pas tetё muajsh pёr qeverisjen vendore, pas kёtyre qёndrimeve tё pamoralshme politike nё Kuvend.

Ata nuk do tё kishin kurajo te dilnin para popullit, kur ai t’i pyeste: pse votuat per ngritjen e rrogave te gjykatesve dhe prokuroreve, qe na “kane pire gjakun” tash e 30 vjet etj. Mazhorança i vuri ne “rresht” te 80 deputetet e mbetur tё saj, se pёr atё punё kanё shkuar nё Kuvend dhe me rroga tё mira. Opozites iu katandis kokoshi thelё. Ky eshte problemi: vetёm sepse projekt-ligjin e ka sjellё qeveria, prandaj tё dalim kundёr tij. Mjerim opozitar.

Perfundimi: nga 140 deputetё qe ka Kuvendi, vetem 27 prej tyre, ose gjithsej 19,3 perqind e gjithe deputeteve votuan “pro” gjykatesve dhe prokurorёve. Sa posht ka rёne opozita, edhe pas 13 vitesh qёndrimi nё opozitё. Qёndrime eklektike qё nuk e çojnё askund. Dhe zgjedhjet e reja lokale janё jnё nё prag. Dhe alibia e opozitёs pёr “manipulimin” e tyre ёshtё e gatshme nё syrtar qё nga zgjedhjet e kaluara.

Next Post
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

September 20, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Kurti: Duhet dakordim për strategji shtetërore pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

September 20, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

September 20, 2026
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 20, 2026
Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

September 20, 2026
Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

September 20, 2026
Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

September 20, 2026
Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

September 20, 2026
Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com