Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Flakët janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e vendgrumbullimit, duke shkaktuar një re të madhe tymi, e cila, në varësi të drejtimit të erës, është përhapur edhe drejt Kamzës dhe Mamurrasit.
Në vendngjarje ndodhet reparti zjarrfikës, ndërsa një fadromë po punon për mbulimin e mbetjeve me dhe, pasi sipas raportimeve, kjo është mënyra për të vënë nën kontroll flakët, pasi ndërhyrja vetëm me mjete zjarrfikëse është e pamjaftueshme.











