• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizje në radhët e diplomatëve, lirohen 6 ambasadorë, ja emrat e rinj

by A R
31/07/2018 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të gjashtë Ambasadorëve dhe emërimin në detyrë të shtatë diplomatëve të tjerë.

Në mesin e ambasadorëve të emëruar në detyrë është edhe Virgjil Kule për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm në Mbretërinë e Suedisë, Republikën e Finlandës, Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë.

Partia Demokratike e pati kundërshtuar kandidaturën e tij, duke e konsideruar një emërim që vjen nga linjat e vjetra të diktaturës.

Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, dekretoi:

Z. Ilir Melo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.

Z. Kastriot Robo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Z. Qirjako Kureta, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.

Z. Riza Poda, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Z. Ilir Abdiu, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.

Z. Ridi Kurtezi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, Republikën Islamike të Mauritanisë dhe Principatën e Andorës, jorezident.

Po ashtu, Presidenti i Republikës dekretoi:

Znj. Donika Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.

Znj. Elida Petoshati, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Z. Ilirian Kuka, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Z. Rezar Bregu, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident.

Z. Riza Poda, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.

Z. Virgjil Kule, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.

Z. Ridi Kurtezi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident”.

Next Post
VIDEO/ Në kulmin e sezonit veror, ujrat e zeza derdhen në det në Durrës

VIDEO/ Në kulmin e sezonit veror, ujrat e zeza derdhen në det në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

August 3, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

August 3, 2026
Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

August 3, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

Teherani përgënjeshtron, Izraeli ‘tërbohet’, Trump: Kemi ujdi me Iranin për Hormuzin, kurse bërthamori…

August 3, 2026
Edhe Patosi në protestë: Nuk duam të bashkohemi me Fierin. Kemi statusin e…

Edhe Patosi në protestë: Nuk duam të bashkohemi me Fierin. Kemi statusin e…

August 3, 2026
Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

Sigma Vienna Insurance Group emëron Teuta Zaiti Hoti Drejtoreshë Ekzekutive të Degës në Kosovë

August 3, 2026
Nga Ruanda në Shqipëri! Qendrat e riatdhesimit jashtë BE, një seri dështimesh “me kosto”

Nga Ruanda në Shqipëri! Qendrat e riatdhesimit jashtë BE, një seri dështimesh “me kosto”

August 3, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha ironi me SPAK: Po ndërtojnë mini-maternitet për ministret e Ramës, përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar ligjit

August 3, 2026
Irani në bisedime me Omanin për të krijuar një rrugë të përkohshme për anijet përmes Ngushticës së Hormuzit -

Irani në bisedime me Omanin për të krijuar një rrugë të përkohshme për anijet përmes Ngushticës së Hormuzit –

August 3, 2026
“Kam njerkën e paralizuar, vëllanë në psikiatri”/ Operacioni “Ura”, pse GJKKO vendosi lehtësim mase për avokatin

155 vite burg në total, GJKKO dënon 28 anëtarë të grupit të trafikut të emigrantëve

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com