Në dy drejtori vendore të policisë në qarqe, ka pasur lëvizje të drejtuesve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë, Alban Çela është transferuar dhe emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër.
Dritan Lena, deri më sot shef krimesh në komisariatin e policisë nr.4 në Tiranë, pasi ka fituar gradën policore “drejtues” me vendim të formës së prerë nga gjykata, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë. Lorenc Paganika, deri sot drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër, transferohet dhe emërohet shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë.
ma.me