Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se vendi ka nevojë për një lëvizje të re politike. Në “Ditarin” e A2, Patozi deklaroi se kjo është e vetmja rrugë dhe ka plot zëra që shkojnë në këtë linjë. Sipas tij, Rama është buzë greminës, por opozita nuk po tregon as forcën e as moralin për ta rrëzuar. Gjithashtu Patozi tha se protesta e studentëve tregoi se ka një pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë dhe opozitës. /a.meta