• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja pa viza në BE, publikohet kushti i ri i Brukselit

by Java News
27/12/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas forcimit të kontrollit kufitar edhe për vetë shtetasit europianë, duke shkaktuar pritje më të gjata kohore për procedurat në pikëkalime, në fillim të 2017-s pritet të hyjë në fuqi dhe mekanizmi i ri për pezullimin e vizave.

Një mekanizëm i tillë ekziston, megjithëse nuk është përdorur ende, pasi u kërkua, fillimisht në 2010-n, nga shtetet anëtare përpara se Këshilli i BE-së të vendoste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën dhe ngjashëm, ai pritet të shfrytëzohet edhe për vendet e tjera të dialogut në të ardhmen, përfshirë Kosovën.

Por, në dallim nga mekanizmi ekzistues, versioni i pajtuar së fundmi mes institucioneve të BE-së, midis të tjerash, i mundëson edhe Komisionit, jo vetëm vendeve anëtare të prekura, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike.

Duke shpjeguar për RTSH, Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së tha se: “Së pari, ne e kemi një mekanizëm për pezullimin e vizave në fuqi me rregulloren tonë të vizave dhe ajo që bëjmë tani është përforcimi i këtij mekanizmi, në mënyrë që të forcojmë politikën tonë të liberalizimit të vizave. Nuk është një mekanizëm për pezullimin e vizave vetëm ndaj një vendi, apo rajoni, por u takon më shumë se 60 shteteve me të cilat ne kemi marrëveshje për regjimin e lirë të udhëtimit. Në themel, kjo mundëson rivendosjen e vizave, në mënyrë më të shpejtë se përpara, megjithëse nuk është përdorur edhe më parë, por tani vendimi mund të merret më shpejt, në rastet e dyndjes së migrantëve të parregullt dhe të rrezikshmërisë së lartë të sigurisë. Kjo bëhet vërtet me synimin e forcimit të politikës sonë, për të mundësuar vazhdimin e dialogut të vizave, si dhe për të forcuar marrëdhënien me ato vende, me të cilat ne kemi regjimin e lëvizjes pa viza”.

I njëjti motiv shtyn Unionin që të paraqesë Sistemin Europian të Informacionit të Udhëtimit (ETIAS), ashtu siç funksionon aktualisht për SHBA dhe Kanada, por që në Europë pritet të hyjë në fuqi vetëm në fillim të vitit 2021.

“ETIAS, sistemi europian i autorizimit të informacionit të udhëtimit, nuk është aspak vizë, por tërësisht diçka tjetër, që synon të lehtësojë udhëtimin pa pengesa të atyre që duan të hyjnë në BE. Pra është një sistem, në të cilin ne mund të verifikojmë nëse ata përbëjnë rrezik për sigurinë publike, apo janë emigrantë të parregullt, përpara se të paraqiten në kufi”, tha Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së.

Sipas saj, “Aplikimi ‘online’ për këtë merr vetëm pak minuta dhe u nevojiten të dhënat e pasaportës. Ne presim që në 95 për qind të rasteve, aplikuesit të marrin menjëherë përgjigje pozitive për autorizim të udhëtimit”, tha zëdhënësja e KE-së për RTSH.

“Kjo do të na mundësojë verifikimin për rrezikun përpara kalimit të kufirit, për të parandaluar që njerëzit të refuzohen pasi të kenë ardhur deri në kufi, pasi informacioni do të jetë marrë përpara se të kryhet udhëtimi, që ata mund ta planifikojnë.

Formulari plotësohet përmes internetit dhe brenda pak minutash merret përgjigjja, që duhet treguar në kufi. Kjo nuk i takon veç një shteti apo një rajoni, por për të gjithë qytetarët që lëvizin pa viza në Europë, të cilët duhet ta plotësojnë në kohë përpara se të kalojnë kufirin, ku do të verifikohet. Kjo kushton 5 euro dhe është e vlefshme për 5 vjet.

Pra, është një procedurë shumë e thjeshtë, eficiente dhe mjaft e kuptueshme për përdoruesit, çfarë synon gjithashtu vazhdimin e politikës sonë për liberalizimin e vizave dhe për të mbajtur marrëdhënien ekzistuese me vendet që kemi regjim të lëvizjes së lirë. Pra, është një element që forcon marrëdhënien tonë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve. Ky është qëllimi”, sqaron Tove Ernst.

Ajo shton se “Në një numër mjaft të ulët rastesh, do të na nevojitet të verifikojmë informacione shtesë, nëse paraqitet ndonjë shqetësim për sigurinë, apo për migracionin e paligjshëm dhe sistemi do të na tregojë – u tregon autoriteteve dhe ata shqyrtojnë manualisht më pas rastet përkatëse. Për një pjesë të tyre, përgjigjja pritet të mbërrijë brenda 2 javësh, ndërsa në raste të rralla, vërtet, për 1 deri në 2 për qind, kur parashikohet që të ketë një rrezik potencial për sigurinë e migracionin e rregullt, hyrja mund të refuzohet.

Gjithsesi, personi në këtë rast duhet të ndërmarrë veprime dhe të apelojë ndaj autoritetit, pra ka masa sigurie edhe për individët. Por për shumicën dërrmuese të udhëtarëve, përgjigjja dorëzohet menjëherë dhe për një numër të ulët rastesh, brenda pak ditësh. Pra, ne presim një numër shumë, shumë të ulët refuzimesh për këtë autorizim”, thotë për RTSH-në Tove Ernst, zëdhënëse e KE.

Të moshuarit, ose personat që nuk kanë qasje në internet, apo nuk kanë llogari bankare, mund ta bëjnë kërkesën përmes të afërmve të tyre, apo agjencive të udhëtimit. Në rast të kundërt, aplikimi mund të bëhet edhe në kufirin hyrës europian, pasi parashikohet vendosja e pajisjeve të posaçme për këtë qëllim, por kjo mund të shkaktojë radhë të gjata e vonesa për udhëtarët e pranuar, ndërkohë që të refuzuarit do të kthehen në atdhe për nisjen e procedurës së ankesës ndaj autoritetit europian shkaktar për këtë refuzim.

ma.mne

Next Post
Qeveria kosovare, edhe një pikë të re kufitare me Serbinë

Qeveria kosovare, edhe një pikë të re kufitare me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In