• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja e studentëve duhet të ndryshojë Shqipërinë

by Agron Gjekmarkaj
08/12/2018 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej dy ditësh Shqipëria jeton mes befasisë dhe shpresës! Befasi, sepse propaganda e qeverisë kishte krijuar iluzionin qe këtu nuk kundërshton askush, që opozita është e dobët, që shoqëria miraton arrogancën, teksa pushteti deliron çdo ditë. Ky mit u rrëzua.

Shqipëria zien sepse fëmijët e saj nuk kanë asnjë perspektivë, duket sikur shpresa, e cila mban gjallë çdo individ apo komunitet është vrarë. Këtë e ka bërë politika me kastën e saj sunduese, të majtë dhe të djathtë.

Me dëshirën për sundim dhe dalldinë për korrupsion, me rrethin e tyre familjar, me servilët dhe idiotët sahanlëpirës, ku të gjithë së bashku kanë krijuar një rreth vicioz. Në këtë vend, dija, shkolla, puna e dinjiteti përçmohen! Studentët e ndiejnë këtë kur shohin deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryebashkiakët dhe drejtorët, apo zaptuesit e demokracisë në universitete. Studentët e kanë kuptuar këtë. Ata nuk janë ngritur thjesht për tarifa.

Ata sjellin në Tiranë varfërinë dhe zemërimin e familjeve të tyre. Por siç shkruanin në parullat e tyre, ata nuk janë vetëm të varfër, por të vjedhur. Po, të vjedhur në përditshmëri, në dinjitet, në mundësi, në shanse të barabarta, në konkurrencë, në përfaqësim, në dëshira. Ato i ka uzurpuar kasta në Tiranë dhe në rrethe me fëmijët e tyre, të cilët iu plasin me fytyrë bashkëmoshatarëve tenderat e baballarëve, pushtetin e tyre që ndjell nënshtrim e servilizëm. Vërtet magjike teksa sheh se si fryhen e mbushen rrugët, duke u derdhur në shtratin e protestës.

Kjo nuk është një protestë për kushte ekonomike, por shumë më tepër se kaq, është protestë për dështimet 28-vjeçare, jo si zhgënjim nga liria, por protestë për vjedhjen e lirisë. Kjo protestë nuk duhet të ndalet. Ajo duhet të rrëzojë këtë sistem. Ajo duhet të synojë kapitullimin e arrogancës së qeverisë me PPP-të me 20 milionë euro për kilometër dhe arrogancën e mosndryshimit të opozitës. Lëvizja, e cila po rrëfen fytyrën e një Shqipërie që i plas shpirti, duhet t’u dërgojë mesazhin partive politike, që deri tani janë asete private, të shndërrohen në asete publike ose të shporren dhe vendin e tyre ta zënë risitë e një shoqërie që kërkon ndryshim me ngulm që do të jetojë në këtë vend me shpresë dhe jo të ikë pasi politika po ua vret atë.

Ndoshta pretendojmë shumë nga studentët, mbase asnjë nga këto që s’do kenë sukses nga dëshira e madhe për t’i sabotuar dhe ruajtur statuskuonë si formë sundimi e tribalizmi, por gjithsesi protesta e tyre emancipuese theu një digë dhe krijoji një model. Kuptuam që një gjë e re është e mundur. Një këshillë për miqtë studentë: Shkoni te Kryeministria për të protestuar. Kjo klasë politike ia dorëzoi vendin anarkisë, trafikut, kanabisit dhe cubat i bëri bimbash e sadrazem, ndaj protesta është dhe do të mbetet e vetmja terapi. Studentët ende nuk janë në kontakt me botën e interesit dhe të manipulimit, fatmirësisht nuk e njohin as pushtetin e frikës dhe të joshjes, thjesht vuajnë pasojat e tyre. Ndaj mbeten të vetmit si komponentë shoqërorë që mund të ngrihen dhe të ngjallin “të vdekurit” e të marrin shoqërinë nga pas.

Panorama

Next Post
Vuçiq: Kosova mund të fitojë vend në OKB, por me marrëveshje historike me serbët

Vuçiç: 12 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In