• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja drejt Greqisë, kur pritet të lehtësohen masat e COVID-19 për shqiptarët

by
21/06/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga në një intervistë në “Radari Informativ” në “ABC”foli për masat e vendosura për Covid-19 dhe kushtet që duhen plotësuar për të udhëtuar drejt vendit fqinjë.

Hajdaraga u shpreh se deri tani me lehtësimin e masave për hyrjet nga Shqipëria situata paraqitet e qetë.

“Duke filluar nga 19 qershori janë hequr kufizimet për hyrjet nga Shqipëria dhe ky ishte një veprim shumë i mirëpritur. Situata në kufi deri tani paraqitet e  qetë”, tha ambasadorja.

Gjatë intervistës, Hajdaraga tha për gazetaren Jonida Shehu se disa nga kushtet që duhen plotësuar për të kaluar në Greqi, janë paisja me formularin PFL, certifikatë vaksinimi dhe test negativ.

“Duke filluar nga data 19 qershor Greqia ka hequr kufizimet për hyrjet nga Shqipëria. Deri tani situata në kufi paraqitet e qetë. Të gjithë shtetasit shqiptarë që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të jenë të pajisur me formularin PLF të vlefshëm, që mund ta gjejnë më faqen travel.gov.gr.

Gjithashtu duhet të kenë vetëm një nga këto dokumente, certifikatë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orësh, test Rapid negativ brenda 48 orësh ose certifikatë të diagnozës pozitive të Covid-19 nga dy deri në 9 muaj. Theksoj se këto masa janë për kufijtë tokësore. Pra Kakavija lejon deri në 1500 hyrje në ditë, Qafë Bota deri në 250 hyrje, Kapshtica deri në 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonal.

Pra kemi një shtesë të kategorive hyrëse në fuqi dhe deri në datën 28 do të mbeten në fuqi të njëjtat kuota për hyrjen e shtetasve deri në liberalizimin e plotë të lëvizjes.

Pas datës 1 korrik besoj do të kemi rregulla të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë. Gjithashtu duke filluar nga 22 qershori do të fillojnë fluturimet direkte 2 herë në javë nga Tirana në Kretë, gjithashtu do të kemi edhe fluturime të përditshme Tiranë-Athinë”, sqaron Hajdaraga.

 

Ajo gjithashtu theksoi se pas datës 1 korrik pritet që masat epidemiologjike të jenë më lehtësuese.

“Pas datës 1 korrik besoj do të kemi masa më lehtësuese. Ndërsa për këtë vendim aktual, kanë ndikuar disa faktorë. Së pari tani Shqipëria është një vend i  sigurt dhe procesi i vaksinimit ka ecur mirë. Kategorizimi nga BE si vend i i sigurt ndikoi në vendimmarrjen tonë. Por të mos harrojmë që situata në Greqi ka qenë shumë e rënduar”, u shpreh Hajdaraga.

E pyetur se çfarë pritet të ndryshojnë me masat në 28 qershor apo 1 korrik, ajo tha se pritet një liberalizim i plotë i lëvizjes.

Ndërsa sa i përket vaksinave, Hajdaraga tha se Greqia i njeh të gjitha vaksinat, dhe asnjë nga vaksinat e aplikuara nga qytetarët shqiptarë kundër Covid-19 nuk përbën problem në shtetin fqinj.

“Pas datës 28 qershor ne presim një liberalizim të plotë të lëvizjes ku nuk do të jenë më këto masa hyrëse për qytetarët shqiptarë. Me daljen e këtij vendimi shtetasit që hyjnë në Greqi pavarësisht vendit të origjinës do të ndjekin të njëjtat rregulla. Personat që do të hyjnë në Greqi dhe janë të vaksinuar nuk do të kenë problem sepse Greqia ka pranuar të gjitha llojet e vaksinave”, shtoi më tej ajo.

/b.h

Next Post
“Bregdeti ynë”/ Çuçi: U shembën 61 objekte, 29 veta u arrestuan dhe 94 mln lekë gjoba në dy javë!

"Bregdeti ynë"/ Çuçi: U shembën 61 objekte, 29 veta u arrestuan dhe 94 mln lekë gjoba në dy javë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In