• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letrën ia çojnë 3 prefektë/ Ngërçi në 6 bashki, Meta pret shkresë vetëm nga Rama: I dua nga kryeministri vakancat

by Java News
06/12/2021 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Meta nuk duket se ka ndërmend të zgjidhë ngërçin e krijuar në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, pavarësisht vendimit të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi garën vendore të 2019. Në Presidencë kanë mbërritur njoftimet shkresore vetëm nga 3 prefektë, por që të vihet në lëvizje, Ilir Meta pret që ta njoftojë Këshilli i Ministrave.

Argumentet e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit2019 duket se nuk e kanë zgjidhur ngërçin e krijuar me vakancat në gjashtë bashki.

Presidenti i Republikës vijon të ketë qasjen se nuk janë respektuar hallkat ligjore për njoftimin e tij për vakancat e krijuara, çka sipas presidentit, do ta vinte në lëvizje.

“Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit”, thuhet në ligjin për qeverisjen vendore.

Zyrtarisht në tryezën e presidentit kanë mbërritur njoftimet nga tre prefektë për tre vakanca, Shkodër, Durrë dhe Vorë. Ndërsa për tre bashki të tjera, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë nuk ka asnjë shkresë zyrtare. Madje për Presidentin, edhe firmat e prefektëve nuk janë të ligjshme nën argumentin se kreun e shtetit e vë në lëvizje Këshilli i Ministrave.

Gjendur përballë këtij ngërçi lind pyetja, a janë të interesuara palët për zgjedhje të parakohshme në gjashtë bashki?

“Jo sepse besoj ka një konsensus politik mos ta kthejnë debatin për zgjedhjet e pjesshme lokale në debat ditor. Edhe për shkak se palët politike kanë agjendë tjetër politike. Mazhoranca kontrollon pushtetin ku do të bëhen zgjedhjet e pjesshme, ndërsa opozita ndodhet në një krizë të brendshme”, shprehet Afrim Krasniqi.

Drejtori i Institutit për Studimet Politike shprehet se ky ngërç mund të afektojë fatin e Presidentit, fati i të cilit do të gjykohet në fillim të vitit 2022.

“Debati kushtetues lidhur me zgjedhjet është mbyllur. Nuk ka më asnjë strukturë ku pritet ndonjë vendimmarrje tjetër. Në këto rrethana, edhe argumenti se do të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese bie poshtë dhe do të duhet që palët politike dhe institucionale të lexojnë mirë procedurat ligjore”, thekson Krasniqi.

Gjykata Kushtetuese në argumentet e saj legjitimoi procesin elektoral të vendoreve 2019./m.j

Next Post
“Demokracia, mbrojtja dhe biznesi”/ Kim rendit prioritetet e Ambasadës së SHBA: Reforma në drejtësi të çohet në fund, qeveria…!

Yuri Kim paralajmëron: Korrupsioni është kancer, SHBA po ndërmerr hapa shtesë për ta parandaluar

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In