• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Letra/ I vrarë me plumb në gojë​, amaneti që viktima u la fëmijëve

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 69-vjeçar u gjet i vrarë mesditën e djeshme, i ulur poshtë dhe me një pistoletë pranë dorës. Sipas Policisë, viktima ka vrarë veten në rrethana ende të paqarta. Ndërsa në xhep iu gjet një letër lamtumire, ku kishte shkruar edhe amanetin e fundit për fëmijët. “Mbani afër mamin…”, shkruante në letër viktima, raporton “Panorama”.

Ndërsa kërkonte gjithashtu që Policia të mos merrej me këtë ngjarje, pasi e kishte bërë vetë. Ngjarja ndodhi në zonën e Linzës, në Tiranë, vetëm pak metra larg repartit RENEA, pranë varrezave të fshatit.

Policia tha se viktima është shtetasi Gani Çela, baba i 4 fëmijëve, nga Përmeti dhe banues në zonën e “Freskut”, në Tiranë. Kalimtarët e rastit dhe disa banorë të zonës që kanë dëgjuar të shtënën e armës, kanë parë trupin e pajetë të 69- vjeçarit dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë.

 Duke dyshuar për një vrasje të mundshme, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dhjetëra forca policie, nga Komisariati nr.4, Njësia “Shqiponja” dhe oficerë të Krimeve të Rënda. Por nga verifikimet e kryera në vendin e ngjarjes, provat dhe këqyrja e kufomës, rezultoi se Gani Çela kishte vrarë veten.

Burimet thanë se pistoleta tip “TT” u gjet në tokë pranë vendit ku ai ishte ulur para vetëvrasjes, në krahun e tij të djathtë.

Gjithashtu u gjet edhe një gëzhojë. Ndërsa në xhep u gjet letra që ai kishte shkruar dhe karta e identitetit.

“Policia të mos merret kot me këtë problem. E kam bërë me dashje. Mbani afër mamin…”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që 69-vjeçari ka hedhur në një copë letër, para se të kryente vetëvrasjen.

Oficerët e grupi hetimor morën në pyetje dje familjarët e viktimës, gruan dhe djemtë e tij, për të mësuar ndonjë motiv të mundshëm që e ka çuar atë drejt vetëvrasjes. Megjithatë duket se as familjarët e tij nuk i dinë arsyet e këtij veprimi.

Sipas dëshmisë së tyre për hetuesit, Gani Çela nuk kishte probleme depresioni apo të ndonjë natyre tjetër shëndetësore që ta detyronte t’i jepte fund jetës.

Po ashtu, familjarët kanë pohuar për Policisë se ai nuk kishte as probleme ekonomike, borxhe apo grindje në familje, pasi ishte njeri i qetë. Në këto rrethana edhe vetë njerëzit e tij më të afërt nuk kanë mundur të shpjegojnë arsyet e këtij krimi, pasi edhe për ta është mister motivi i vetëvrasjes.

Ndërsa nuk kanë dhënë shpjegime për armën me të cilën ai ka vrarë veten, pasi kanë pretenduar se nuk e dinin që ai mbante pistoletë. Burimet thanë se po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ma.me

Next Post
Shantazhoi vlonjaten me fotot e saj intime në rrjetet sociale, në pranga i riu nga Tirana

Mallakastër, dhunoi babain 80 vjeç për çështje pronësie, kapet 57-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In