• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra prekëse e suedezit para se të vetëvritej në Tiranë

by A R
11/03/2016 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasi suedez Jim Backlund kishte shkruar një letër para se të vetëvritej. Ajo ishte shkruar në datën 8 mars dhe i kushtohej grave të jetës së tij. Mes rreshtash dallohet trishtimi i Jim Backlund i cili vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e një pallati në Tiranë.

LETRA

Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave. Jam ulur në ballkon duke pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa përpiqem t’ia gjej kuptimin.

Për mua, kjo ditë do të thotë mirënjohje, mendim dhe ndryshim. Do të doja t’i ktheja mendimet e mia në fjalë.

Së pari, për nënën time. I jam mirënjohës që më solli në këtë botë, dhe më dha formë për të qenë ky që jam sot, me anët e mia të mira apo të këqija.

E di; nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Për këtë, ty të jam mirënjohës deri në përjetësi. Mendoj për 2 gratë që ndihmojnë në shtëpinë time, këto 2 gra që janë bërë pjesë e jetës sime prej disa vitesh. Mendoj për luftën e tyre të përditshme e megjithatë, kanë kaq shumë pozitivitet brenda tyre. Ndershmëri dhe zemra të çiltra. Ju jam mirënjohës që më treguat se ka gjithmonë një anë të mirë.

Mendoj për gruan e tim vëllai. Nuk para flasim, dhe nuk takohemi shpesh, por të jam mirënjohës që kujdesesh për tim vëlla, time mbesë dhe tim nip.

Mendoj për kunatën time më të madhe, sesi ti ia ke dalë të bëhesh ajo që shumëkush ëndërron të jetë. Dhe mendoj të gjitha ëvshtirësitë që të duhet të përballosh. Të jam mirënjohës, sepse më lejove të isha yt vëlla. Mendoj për kunatën më të vogël. Ti ke vetëm një prioritet në jetë, dhe asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme për ty. Diçka e bukur, sa e rëndë për ty. Një peshë që ti e mbart plot hijeshi. Edhe ty, të jam mirënjohës që më lejove të bëhesha yt vëlla.

Mendoj për mbesën e sime shoqeje. Me kaq shumë talente, kaq shumë zgjedhje, mundësi për atë se çfarë do të bëhet në jetë. Mendoj për problemet e tua si adoleshente, dhe se sa e vështirë të duket t’i përballosh. Të jam mirënjohës për energjinë tënde rinore, me të cilën na jep jetë të gjithëve.

Mendoj për gratë kudo nëpër botë, gra që vuajnë nga marrëdhënie të sëmura apo probleme familjare. Gra që vuajnë nga gjëra të cilat, një njeri i zakonshëm as që mundet t’i përfytyrojë. Mendoj për këto gra, jetët e tyre, çdo ditë, jo vetëm në Ditën e Grave; ne të Mendoj për Gjeneralin tonë.

E dashura, e ëmbla vjehrra ime. As që mund t’a imagjinoj gjithçka ti mbart brenda teje. Me gjithë problemet dhe dhimbjet, ti përsëri do t’i falësh gjithçka, gjithmonë, njerëzve që do. Je një shenjt i vërtetë, sepse nuk e vë asnjëherë veten përpara askujt. Të jam mirënjohës që më bëre pjesë të familjes tënde të bukur, plot dashuri, përkujdesje dhe më deshe si një djalë.

Së fundmi, por më e rëndësishmja për mua. Mendoj për gruan time të shtrenjtë. Një grua aq e bukur, sa s’do të mundem kurrë ta perceptoj. Një talent, dhe një forcë jashtë kësaj bote. Mendoj për ty, dhe adhuroj tokën ku ti shkel. Për kaq shumë vite, të kam quajtur të mirëqenë e përsëri, ti m’i hape dyert ku unë dikur shihja vetëm mure. Je një njeri aq i madh, një njeri që për mua ka kaq shumë vlerë. Të jam mirënjohës, nga fundi më i thellë i zemrës sime, sepse më rrëfeve bukurinë e vërtetë të kësaj bote, atë çfarë vërtet është e rëndësishme. Do të jem përherë thellë brenda teje.

Next Post

KE: Serbë, bëni ligj për kompensim të kursimeve për kosovarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In