• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra për KQZ / Aleatët e Bashës duan zgjedhje në 13 Tetor me Ramën kryeministër

by A R
02/08/2019 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleatët e Lulzim Bashës duan zgjedhje në 13 Tetor. Kjo bëhet e ditur nga një letër që i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkojnë hapjen e procedurave për regjistrim si dhe organizimin e tyre.

Vendimi vjen pas një takimi me Bashën në selinë e PD, ku duket se ky i fundit po i përdor aleatët drejt një strategjie të re, shkruan JavaNews.al

Në thelb, partitë e vogla të opozitës kërkojnë të hyjnë në zgjedhje sipas dekretit të Presidentit, qoftë edhe me Ramën kryeministër.

Nëse merret për bazë data e caktuar nga Presidenti, afati i fundit për regjistrim është 4 Gushti.

Letra është firmosur nga Partia Republikane, ajo Agrare Ambientaliste dhe LSI.

/a.r

***

Kërkesë: Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019.

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë.

Baza ligjore:    Dekreti i Presidentit të Republikës Nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë

Të nderuar anëtarë të KQZ,

Duke rezultuar tashmë qartë se,

-Data 30 qershor 2019 nuk konsiderohet datë ligjore zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore pasi Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr. 11 199, datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, shfuqizoi datën 30 qershor 2019, si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

-Misioni i ODIHR, në raportin e gjetjeve paraprake ka konstatuar se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit.

Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatar për të vendosur në lidhje me kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit.”

Dhe duke mbajtur në konsideratë se,

-Më datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin e tij nr. 11 211, datë 27.06.2019 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, caktoi si datë të re zgjedhjesh, datën 13 tetor 2019, dekret i cili është në fuqi dhe i pa kontestuar nga askush,

– se KQZ në bazë të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht neneve 2, 10 dhe 21 e vijues të tij ka detyrimin ligjor që pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,kërkojmë nga ana juaj marrjen pa vonesë të të gjitha masave përkatëse për të organizuar procesin zgjedhor të datës 13.10.2019, sipas Dekretit të Presidentit në fuqi.

Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin,

Subjektet:

Partia Republikane e Shqipërisë (PRSH)

Fatmir Mediu (Kryetar)

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA)

Agron Duka (Kryetar)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Endrit Braimllari (Sekretari i Përgjithshëm)

Next Post
FOTO/ “BMW” luksoze dhe truproja, Princesha e arratisur pas tradhtisë ndaj sheikut mahnit Londrën me stilin e saj

FOTO/ "BMW" luksoze dhe truproja, Princesha e arratisur pas tradhtisë ndaj sheikut mahnit Londrën me stilin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In