• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra për ambasadorin italian/ Noka kërkon të dhënat e monitorimit ajror të drogës

by A R
17/08/2016 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike prej kohësh akuzon kryeministrin rama dhe ministrin Tahiri se po kontrollojnë biznesin e kultivimit të drogës. Në reagimet e përditshme, PD hedh akuza mbi drejtuesit e policisë se po lejojnë kultivimin kundrejt shpërblimeve. Pas akuzave të përsëritura, selia blu ka ndërmarrë një tjetër hap. Deputeti Flamur Noka i është drejtuar me një letër ambasadorit Italian Cutillo, vendi i të cilit ndihmon policinë shqiptare me fotografimin ajror. Noka kërkon vënien në dispozicion të të dhënave për parcelat e drogës, duke argumentuar se policia mashtron me operacionet anti-kanabis.

Ja letra e Nokës:

I nderuar Shkëlqesia Juaj Ambasador Cutillo,

Më lejoni edhe një herë t’ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vijueshëm që Italia i ka dhënë vendit tonë, e në veçanti Policisë së Shtetit, dhe të shpreh vlerësimin për rolin tuaj në vijimin e këtij bashkëpunimi.

Krahas shqetësimit të thellë për rëndimin e situatës së rendit dhe sigurisë, siç dhe ju kemi vënë në dijeni nëpërmjet komunikimeve të mëparshme, vazhdojmë të ndjekim precipitimin dramatik të situatës së kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike. Të dhënat e raportit të BE-së për drogat, përgatitur nga EUROPOL, në lidhje me situatën dramatike të kultivimit masiv dhe trafikimit të bimëve narkotike në vendin tonë, që rendisin Shqipërinë si vendin kryesor në kultivimin dhe trafikimin e cannabis-sativa drejt vendeve të BE-së, kryesisht drejt Italisë, konfirmohen plotësisht nga informacionet tona nga terreni.

Invesitigimet mediatike kryesisht të ditëve të fundit, raportimet e qytetarëve dhe hulumtimet që PD ka bërë në terren, tregojnë qartë se  kultivimi i cannabis-sativa tashmë ka mbuluar thuajse gjithë territorin e vendit tonë, duke pesëfishuar sipërfaqet ne raport me një vit me parë. Të dhëna konkrete nga brenda radhëve të policisë konfirmojnë se ky aktivitet kriminal ka mbështetje nga segmente të larta të Policisë së Shtetit, dhe nga drejtimi i lartë politik i Ministrisë së Brendshme. Në shumicën dërrmuese të rasteve parcelat ruhen nga individë të armatosur ose nga punonjës policie të besuar të drejtuesve të policisë.

Sikundër jemi në dijeni, në bazë të marrëveshjes nënshkruar mes dy vendeve tona në vitin 2011 për monitorimin nga ajri për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, avionët e Guardia di Financës kanë kryer monitorimin dhe fotografimin e terrenit. Në kushtet e lartpërmendura duke marrë në konsiderate edhe faktin që nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Qeverise ka përpjekje të dukshme për të fshehur të informacionet e disponuara, ju kërkojmë ju që të na mundësoni këto të dhënat dhe imazhet e përftuara nga ky monitorim.

Flamur Noka

Zv.Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

Kuvendi i Shqipërisë

Next Post

Libra të shkëlqyer të cilët duhet t’i lexoni pa mbushur 30 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In