• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LETRA/ Nexhmije Hoxha: Lajmi për vdekjen time ishte shumë zbavitës!

by Java News
28/12/2017 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha reagon për herë të parë pas lajmit të përhapur se kishte ndërruar jetë, por që u përgënjeshtrua më pas. Me anë të një letre urimi për gazetën “Dita”, Nexhmija tregon me detaje si e mori vesh lajmin, ndërsa nuk nguron ta cilësojë si keqdashje dhe ligësi, përhapjen e lajmit për të.

“U zbavita. Ju e kishit shkruar shumë mirë në gazetë përgënjeshtrimin. E përgënjeshtruan publikisht edhe Pranvera dhe Teuta. Unë u zbavita dhe kemi qeshur me atë marrëzi. Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon: “Po ngjallu, më tha, se të kanë vdekur para kohe…” Nuk e morëm vesh se kush e fabrikoi atë lajm, por pak rëndësi ka kjo, pasi janë ata që na sulmojnë prej më shumë se njëzet vjetësh… Por mendoj se në përhapjen e atij lajmi kanë përgjegjësi edhe gazetarët, ata që e shpërndanë nëpër portale, pa e verifikuar. Ku është profesionalizmi dhe etika profesionale në këtë rast?”- thote ajo./Dita/ma.me

Letra

Urime për Vitin e Ri 2018

Të dashur shokë e shoqe veteranë, miq e dashamirës shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë, ju uroj me gjithë zemër: Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ju, familjet e fëmijët tuaj.

Qoftë një vit më i mirë për Shqipërinë tonë, më i qetë, pa konflikte, më i sigurtë për qytetarët në atdheun e tyre, për të rinjtë e të rejat e të ardhmen e jetës së tyre.

Dëshira dhe urimi i të gjithë neve, shqiptarëve, është që Kombi Shqiptar, me historinë dhe kulturën e tij mijëra vjeçare, në kontinentin e Europës të fitojë dinjitetin e dikurshëm, të kohës së luftrave të vjetra, të 5-6 shekujve më parë të Skënderbeut dhe ato të mëvonshme, të Rilindësve tanë e deri në luftën e fundit Nacional-çlirimtare të partizanëve e patriotëve për Lirinë, Pavarësinë e Unitetin Kombëtar të shqiptarëve.

Në saje të këtyre luftërave, “me pushkë e penë”, me trimërinë e mençurinë e bijve të shquar të Kombit tonë, si edhe të gjuhës së përbashkët shqipe, që ruajtën e bashkuan shqiptarët gjatë shekujve, në hapësirën e tyre Iliro-Arbërore, bënë që Kombi ynë i vogël të mos shuhet, të mbetet i gjallë, në këmbë e vital.

I tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.

Nexhmije Hoxha

27 dhjetor 2017 

Next Post
VIDEO/ Monopoli i PD, koalidimi i makinave një torturë, rradha zihet që në 2 të natës

VIDEO/ Monopoli i PD, koalidimi i makinave një torturë, rradha zihet që në 2 të natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump ble një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In