• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e të burgosurit invalid që kërkon lirinë… “Kam unazë në zemër

by Java News
05/08/2016 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe i kanë mbetur vetëm 12 muaj për të shlyer, i dënuari në Burgun e Drenovës u bën apel instancave të marrin parasysh kërkesën e tij, që ta shlyejë këtë pjesë në shërbim prove, pasi jeta e tij është në rrezik.

HyqmellariHyqmet Spahollari është dënuar me vendim të formës së prerë me 7.6 vite burg, pasi u kap me 100 gramë drogë në Elbasan në vitin 2011. Por, ndonëse ai është invalid i grupi të dytë, sipas tij gjykata nuk ka marrë parasysh këtë fakt e për rrjedhojë dënimin e tij me minimumin e nenit që e kap, ashtu sikurse e parashikon ligji.

61-vjeçari thotë se nuk ka pasur para të paguajë shumat që i kanë kërkuar, e për këtë shkak nuk i kanë njohur madje as gjykimin e shkurtuar. Nëpërmjet një letre të hapur të sjellë në redaksinë e “Panoramës”, Spahollari i drejtohet ministrit të Drejtësisë, por edhe Kryeministrit, për të gjetur një zgjidhje, pasi ai është invalid dhe trajtohet me një sërë medikamentesh për disa sëmundje.

LETRA

“Po ju kërkoj ndihmë, pasi jeta ime është në rrezik për arsye se zemra ime do edhe një unazë tjetër. Kështu më kanë thënë mjekët që më kanë vizituar. Quhem Hyqmet Spahollari, i datëlindjes 1955. Jam 61 vjeç. Më datën 15 tetor të vitit 2011 jam arrestuar në qytetin e Elbasanit. Jam akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit heroinë. Sasia ishte 100 gramë.

Nga pastrimi që i bëri vetë policia rezultoi 4.7 gramë e pastër, tjetra përzierës. Për këtë sasi kaq të vogël filloi karvani i gjyqeve. Në Gjykatën e Elbasanit kam bërë 26 seanca. Gjashtë seanca të tjera në Apelin e Durrësit. Pra, gjithsej 32 seanca për 100 gramë, ose 4.7 gramë, quajeni si të doni. U dënova 7.6 vjet burg.

Dua t’ju vë në dijeni se ekziston një ligj që një invalid i grupit të dytë, siç jam unë, duhet të dënohet me minimumin e nenit që e kap.

Por unë nuk kisha të ardhura, as buxhetin që m’u kërkua, ndaj përfundova me 7.6 vite burg. Nuk përfitova as gjykimin e shkurtuar, ku më ulej 1/3 e dënimit”, thuhet në letrën e hapur të 61-vjeçarit, i cili edhe gjatë bisedës me linjë telefonike konfirmoi se shëndeti i tij ishte i plogësht, pasi vuante nga një sërë sëmundjesh, si zemra, hipertensioni, prostata, por 42 vite më parë i kanë hequr edhe një veshkë gjatë shërbimit ushtarak.

KERKESA

“Vendosa të shkruaj jo vetëm se dua të përfitoj 1 vit që më ka mbetur dhe të më lirojnë, por që të sensibilizoj drejtuesit që kanë në dorë fatin e shqiptarëve, që nuk kanë para të marrin drejtësinë që u takon apo dënimin që meritojnë.

Unë kam kryer rreth 4.9 vjet burg. 16 muaj i kam fituar nga paraburgimi, disa muaj nga sjellja. Më kanë mbetur edhe 12 muaj. Kam kërkuar të më lënë me shërbim prove, pasi i plotësoj të gjitha kriteret që kërkon ligji.

Gjykata e Pogradecit ka vendosur 200 mijë lekë në vitin 2005 ndaj meje pasi nuk kisha paguar te tatim-taksat, vepër e cila është amnistuar më pas. Por Gjykata e Korçës, ku unë kam kryer 8 seanca të tjera, ma ka mohuar të drejtën e lirisë pikërisht me këtë argument, se unë paskam qenë i dënuar më parë.

E theksoj se vepra ime është amnistuar. Po ju vë në dijeni se unë vuaj nga diabeti, hipertensioni, vuaj nga zemra dhe kam vënë edhe unazë, pasi në burg pësova infarkt dhe më çuan me urgjencë në Tiranë.

Kam 42 vjet që kam hequr veshkën e majtë gjatë shërbimit ushtarak, kam humbur 70 për qind të dëgjimit, vuaj nga prostata. A mund të krahasohem unë me Al Kaponen e Amerikës, me 100 gramë drogë?!”, thuhej më tej në letrën e dërguar nga ana e 61-vjeçarit Spahollari.

PERGJIGJA E MINISTRIT

Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, ka vleresuar me perparesi kerkesen e Hyqmet Spahollari. Qe prej dates 20 korrik 2016 Spahollari i eshte caktuar nje Avokat falas nga ana e Komitetit te Ndihmes ligjore.

Nderkohe, diten e sotme Ministri Manjani ka urdheruar edhe administraten e Drejtorise se Burgjeve qe te filloje proceduren e pergatitjes se dokumentacionit per faljen e te denuarit.

Manjani kerkon qe ketij shtetasi t’i krijohet nje mundesi ligjore qe t’i lejoje trajtim shendetesor te specializuar ne menyre perfundimtare./panorama/a.k

Next Post

Mourinho kërkon ta ketë në dispozicion Pogban para se të fillojë sezoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In