• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e Tahirit/ UGJSH: Po ushtrohet presion sistematik ndaj gjyqtarëve

by A R
14/03/2016 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letra e Minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku vinte në dijeni Presidentin Nishani dhe ministrin e Drejtësisë Manjani për lirimin nga një gjyqtar i Vlorës të një shtetasi arrestuar me armë pa leje ka sjellë reagimin e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Nëpërmjet një letre publike, UGJSH deklaron se mirëpret kritikat për gjyqtarët, por brenda kornizave ligjore.

Sipas UGJSH, veprime të tilla si ai i ministrit Tahiri po intimidojnë gjyqtarët në punën e tyre.

Ja letra e plotë:

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë e ka ndjekur me vëmendje deklaratën në media dhe veprimet e ndërmarra nga ana e Ministrit të Brendshëm drejtuar Presidentit te Republikes dhe Ministrit të Drejtësisë, ndaj Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë Z. Laurent Fuçia, për shkak të dhënies së një vendimi, gjatë ushtrimit të detyrës kushtetuese.

Dëshirojmë të theksojme se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të bazuara në fakte dhe kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Por, nga ana tjetër shpreh shqetesimin e tij të thellë, kur sheh se përfaqësues të lartë të politikës dhe ekzekutivit në mënyrë të përsëritur bëjnë deklarata dhe ndërmarrin veprime, të cilat nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimarrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor. UGJSH vëren se përsëritja e sjelljeve të tilla ka intimiduar gjithë trupën gjyqësore dhe e ka vendosur nën një presion sistematik gjatë ushtrimit të detyrës konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, në funksion të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.

Në rastin konkret ky efekt negativ rritet akoma më tepër, kur deklaratat dhe veprimet i’u referohen vendimeve të dhëna jo për “kriminele”, por për “persona nën hetim”, të cilët sipas Kushtetutes, prezumohen të pafajshëm derisa të provohet e kundërta, në fund të një procesi penal. Ndërkohë që, vendimi i anatemuar, për më tepër duke i’u kundërvënë publikisht gjyqtarit, bazohet në dyshime (jo prova), është pjesë e fillimit të një procesi penal dhe jo vendim përfundimtar, i cili do të bazohet mbi prova (jo dyshime) dhe mund të jetë i kundërt me vendimin për caktim e masës së sigurimit, apo pretendimeve të Prokurorise dhe Policisë. Gjithashtu, nga ana e Ministrit të Brendshëm, nuk merret parasysh Vendimi nr. 9, datë 26.02.2016, i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur: “Shfuqizimin e paragrafit të dytë të nenit 55 të Kodit Penal, shtuar me ligjin nr.144/2013, si dhe të paragrafit të pestë dhe të gjashtë të nenit 278 të Kodit Penal, shtuar me ligjin nr.144/2013, ndryshuar me ligjin nr.98/2014.” Në këtë vendim, pavarësisht konsideratave personale të Ministri të Brendshëm mbi rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale të “Armëmbajtjes pa lejë”, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ndyshimet ligjore që i ishin bërë kësaj dispozitë, të cilat kishin ashpërsuar ndjeshëm dënimin. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se dënimi i parashikuar nga ana e ligjvënësit ishte jo proporcional referuar nenit 17 të Kushtetutës dhe për këtë arsye duhej shfuqizuar. Referuar natyrës së procesit të caktimit të masës së sigurimit personal dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtari Laurent Fuçia bazuar në bindjen e tij të brendshme ka ushtruar detyrën e tij Kushtetuese dhe i’u përket vetëm gjykatave më të larta të vlerësojnë vendimarrjen e tij.

Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojne vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre, pa përfunduar më parë procesi i mësipërm i rrugës që ndjek vendimi gjyqësor.

Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetem që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Së fundmi UGJSH dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Next Post

Drejtori i Policisë Kufitare: Nuk kemi kapacitete, s'lejojmë kalimin tranzit të emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In