• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e Kotzias për Hahn, Idrizi: Çështja çame nuk ka kthim pas

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka reaguar pas letrës që kryediplomati grek, Nikos Kotzias i dërgoi komisionerit të BE, Johannes Hahn, për të korrigjuar deklaratën lidhur me çështjen Çame. Sipas Kotzias, kjo çështje nuk ekziston.

Por përmes një deklarate për mediat, Shpëtim Idrizi deklaron se tashmë çështja Çame nuk ka kthim pas dhe se ajo do të ekzistojë sa të ketë frymën shqiptari i fundit.

“Ju kam deklaruar një herë, njëqind herë, njëmijë herë: çështja çame do të ekzistojë derisa të ketë jetë e frymë dhe shqiptari i fundit, nip e stërnip Çamërie. Këtij krimi nuk i fshiheni dot me kërcënime e gjuhë vulgare. Ne jemi shqiptarë të Çamërisë, jemi Evropianë dhe si të tillë do të sillemi, por më besoni dhe kjo është besë shqiptari: Kthim mbrapa kjo çështje nuk ka!”, u shpreh Idrizi.

Deklarata e plotë e Shpëtim Idrizit
Kam ndjekur me habi deklaratën aspak diplomatike të kryediplomatit të Athinës komisionerit Hahn dhe refuzoja të besoja që një gjuhë e tillë e mbushur plot më sharje, kërcënime e pohime flagrante të shkeljeve të drejtave të njeriut, ishin pjesë e një letre zyrtare që përfaqësuesi i diplomacisë së një vendi antar i Bashkimit Evropian i drejtonte Komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn.

Jam i bindur që komisioneri nuk ka as nevojë dhe as pritshmëri që ne të shkruajmë kundërpërgjigje për shkresa të tilla, të denja për një pasardhës të Napoleon Zervës dhe jo të një ministri shteti anëtar të BE-së, por “Unë jam shqiptar i Çamërisë dhe jam Evropian”, ndaj kam detyrimin t’i përgjigjem arrogancës dhe arbitraritetit të fqinjit tim, që vazhdon të lajë duart e gjakosura nga krimi i Makbethit.

Kotzias deklaron se Greqia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë çështjen çame. Cilin kapitull nuk njeh, atë të shpërnguljes me dhunë të 90% të popullsisë  shqiptare të Çamërisë, të ekzekutimit e torturimit mes tyre të mbi 20% burrave, grave dhe fëmijëve, që renditet si një masakër e lemerishme e një akt i pastër gjenocidial. Kjo do të thotë që xhelati ka duart e pastra dhe se së bashku me qeverinë e djeshme dhe të sotme greke keni vendosur t’ia lani e t’ia terni duart me gjak? A e mohoni dot që ky është akt gjenocidi dhe shkelje e të drejtave të njeriut dhe Evropa ka lindur mbi këtë themel juridik e shpirtëror?

Apo akoma më tepër vrasjet makabre në Follorinë, Kostur, Panarit, Borsh, Korçë, Devoll e kudo ku ka shkelur ushtria greke? Apo presionin dhe dhunën e ushtruar ndaj vëllezërve tanë shqiptarë që mbijetuan në Greqi pse i përkisnin një besimi tjetër, por me kushtin që të mos deklaronin botërisht kombësinë e tyre, që nuk u lejohet edhe sot?

Cilin kapitull nuk njihni atë të shpërnguljes me dhunë, të heqjes së nënshtetësisë, prerjes së rrënjëve të një breznie të tërë popullate çame. A e dini që unë sot nuk kam të njëjtën shtetësi me gjyshin tim, nuk kam shtëpinë dhe tokën e babës tim, dhe kjo është shkelje flagrante e të drejtave të individit?

Më së fundi ku e gjen kurajon të tregosh historinë Europiane sipas tekës e shtrëngimit politik të fundit zoti ministër? Ku ta çoj gjakun e të parëve të mi që luftuan si antifashistë dhe u ekzekutuan nga kolonitë ndëshkimore Zerviste, për tu vrarë e rivrarë nga një soj i pacipë që edhe sot e vesh krimin me pushtet dhe viktimat i lënë pa varr.

Ju kam deklaruar një herë, njëqind herë, njëmijë herë: çështja çame do të ekzistojë derisa të ketë jetë e frymë dhe shqiptari i fundit, nip e stërnip Çamërie. Këtij krimi nuk i fshiheni dot me kërcënime e gjuhë vulgare. Ne jemi shqiptarë të Çamërisë, jemi Evropianë dhe si të tillë do të sillemi, por më besoni dhe kjo është besë shqiptari: Kthim mbrapa kjo çështje nuk ka!

Dalja mbrëmë e njoftimit te letrës (por jo përmbajtja e letrës), që Ministri i Jashtë Kotzias i nisi komisionerit Hahn, u bë në vigjilje të vizitës së Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, në Greqi, si për të kompleksuar vizitën. Unë uroj dhe jam besimplotë që z. Meta, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, së bashku me delegacionin shumë ngjyrësh që e shoqëron të mbajë qëndrime të qarta për çështjen çame si detyrim i Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë dhe në vijimësi të qëndrimit të tij në Athinë në vitin 2001 në cilësinë e Kryeministrit.

ma.me

Next Post
UEFA dhe FIFA drejtojnë gishtin nga Berisha: Vendosi gafa e tij

UEFA dhe FIFA drejtojnë gishtin nga Berisha: Vendosi gafa e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

August 27, 2026
U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

August 27, 2026
Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

August 27, 2026
Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

August 27, 2026
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

August 27, 2026
Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

August 27, 2026
Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

August 27, 2026
DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

August 27, 2026
ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com