• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e Hamshik mallëngjen tifozët e Napolit

by Java News
14/02/2019 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marek Hamshik është larguar nga Napoli pas 12 vitesh në klub. Sllovaku ishte lojtari më i dashur nga tifozët napoletanë, ndërsa vitet e fundit ka qenë edhe kapiteni i ekipit.

Largimi i tij drejt Kinës u bë për arsye ekonimike, me klubin që përfitoi një shumë të majmë prej 20 milionë eurosh për kartonin e 31-vjeçarit. Hamshik ka publikuar një letër lamtumirë për tifozët e tij dhe reagimet kanë qenë shumë pozitive.

“Më duhet të kërkoj falje të gjithë tifozëve. Unë doja, shpresoja dhe ëndërroja t’iu thoja mirupafshim juve. Të bëja një xhiro të madhe rreth fushës duke duartrokitur. Ju gjithmonë më keni dashur dhe më keni mbështetur pa kushte në momente të mira dhe të këqija.

Unë e kam Napolin në lëkurën time si tatuazh, ashtu si fitoren tonë të parë në kupë pas 25 vitesh. Ajo ndeshje është e pamundur të harrohet. Është e pamundur të harrohen rekordet që thyeva të Bruskoltit dhe të Maradons. Në këtë qytet janë rritur fëmijët e mi, të cilët janë napoletanë në çdo sjellje.

Më duhet t’i falenderoj të gjithë. Të gjithë trajnerët që më kanë trajnuar, të cilëve i detyrohem rritjen time si lojtar dhe si njeri. Të gjithë mjekëve dhe stafit teknik dhe çdokujt tjetër në Napoli. Miqve të mi, të cilët do të më mungojnë.

Sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj që do të kem mundësinë për një xhiro të fundit rreth “San Paolos”, duke duartrokitur me ju.

Ju dua të gjithëve dhe do ta dua këtë qytet përgjithmonë. Faleminderit nga zemra të gjithëve dhe i uroj më të mirën shokëve të ekipit për pjesën tjetër të sezonit. Shpresoj që të fitoni Ligën e Europës”! (BW)

Next Post
Kryeministri Rama i përgjigjet me një gjest publik miqësie Arta Dades

Ndryshimet / Kryeministri Rama: Nuk kam as edhe një mik në këtë kabinet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com