• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e Genc Fugës: Dua një teatër të ri, hapsirës të mos i vjedhin asnjë centimetër

by A R
29/07/2019 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po mendoja gjithë mëngjesit për këtë gjë dhe vendosa që, edhe një herë të shpreh mendimin tim mbi nje situatë, që në fakt ka filluar në Shkurt të 2018.

Te biem dakort: une arrij t’i ndaj ku fillon e ku mbaron Institucioni i Aktorit dhe cilat janë fushat e veprimit të Qytetarit. Në fakt nuk mund ti ndash me shpatë, por edhe nuk jane “Nyje Gordiane” që kanë si përgjigje shpatën e Aleksandrit të Madh.

Si aktor:

-Dua vërtetë që Teatri im Kombëtar të ishte më i mirë, më i madh dhe më i bukur se gjithë Teatrot Kombëtare Europian!

-Dua të bëj prova në vende të përshtashtme me kushte optimale, pse jo edhe mondane!

-Dua të paguhem shumë herë më mirë, mbështetur në kontrata të ligjshme dhe në përfitim të të dyja palëve kontraktuese, që kur të vijë dita e pensionit të mos jem i detyruar “te fus mik tek Presidenti apo Kryeministri, për një pension special”.

-Do të doja të jepja mendimin tim edhe për skenën e xhepat e saj, kërkesave profesionale dhe orientimin e hapësirave, vendosjen e platesë e llozhave, konfortin e spektatorit, akustikën e sallës, ndriçimin e foninë, mundësitë e lëvizjes së skenografive si në lartësi ashtu edhe ne krahët e bokaskenës, mundësite e podeve pneumatike, etj, etj…

Pasi Teatri është Art KOLEKTIV. Asnjë nga sektorët nuk mund të ecë përpara në kurriz të tjetrit.

Si Qytetar:

-Dua që të kem një Teatër Kombëtar LUKSOZ!!! Një Teater që të të imponohet jo vetëm në mënyrën e sjelljes e të veshjes, por edhe në mënyrën e të menduarit.

-Dua që të ruhet e nderohet gjithë historia e Artit Skenik Shqiptar! Mos kujtoni se do të kemi në “Muze” histori qindravjeçare! JO! Jemi në kohën e duhur për të dhënë atributet e merituara Korifejve te Skenës Shqiptare!

Si Qytetar e Aktor:

-Dua që puna ime të mbështetet në një Strategji Kombëtare “të gjithëpranuar” e “të papreksheme” nga asnjë “mandat ministror”.

-Dua që Arti Skenik të ketë sa më pak varësi nga rrymat e paqëndrueshme konjukturore politike.

-Dua që Arti Skenik të hyj në profesionet e rregulluara e pse jo te mirëpaguara.

Jemi në një situatë tejet absurde! Jemi në mosbesim TOTAL.

Për të bërë edhe një herë të qartë pozicionin tim personal në këtë çështje, sikurse kam bërë edhe më parë, me qëllim te mos keqperdoren në të ardhmen po rendis si më poshtë:

1-Mirëmbajtja e Godinës, Prishja e saj apo Ngritja e një Godine tjetër, NUK janë të mbështetura në Pakte Strategjike. Nuk ka baze ligjore për “riparimin e Godinës aktuale, prandaj ajo u degradua. Nuk ka asnje bazë ligjore për “riparimin” e Godines se re, që do të kërkojë edhe më shumë para në këtë drejtim, pra edhe godina e re do të ketë fatin e të vjetrës.

2-Godina aktuale e painvestuar është në kushte skandaloze skenike. Petrit Vasilin (në cilesinë e mjekut dhe bashkëpunetorit shkencor) e kam ndjekur në një kronike televizive duke publikuar një libër për efektet kancerogjene të eternitit. Kete promovim të punës se tij shkencore, për “ilustrim”, ai po e bënte pikerisht në hollin e kësaj Godine…

3-Godina aktuale nuk zgjidhi asnjeherë Nderimin për gjithë brezat që kanë sakrifikuar dhe kanë ngritur Artin Skenik Shqiptar.

4-Kur flasim për territor të Teatrit Kombetar, unë kuptoj  a- Ndërtesën e Teatrit Kombëtar, b- hapsirën e ndërmjetme, që sëfundi i ka kaluar Drejtorisë së Park Rekreacionit(?!?!?!), c- Godinën e Teatrit Eksperimental (duke përfshirë edhe ambjentet që mbahen me fanatizem nga Bashkia e lokalet qe janë në vazhdim të të njejtave themele) dhe “Marangozerinë”. Në rast se NUK preket ky territor dhe nuk kemi as prekjen e fasadave të TK e TKEKS me pamje nga Ministria e Brendeshme, ateherë, me duket mendjemadhësi të behem edhe “urbanist” për të kërkuar edhe se cfarë do ta rrethojë këtë Kompleks Teatror!

5-Në rast se ekziston një mundësi që të ruhen fasadat, atëherë vertet do të ishte nje kombinim shumë i mirë edhe i kërkesave të Qytetareve per Memorjen Kolektive te Artit Skenik! Duke qene se para 10 ditesh u hap Konkursi Ndërkombëtar për Godinën e Teatrit Kombëtar nga Bashkia Tiranë, nuk ndihmon servirja e projektit Papion nëpër kronika a dalje publike… Ndoshta paragjykojmë Konkursin apo flasim mbi një projekt të paorigjinuar ende.

6-Mbetem i mendimit që çdo marrveshje të jetë objekt i tavolinave të rregullta konsultimi me aktore e regjisore. Patjetër që do të kemi moskuptim e kundershti kur nuk flasim!

Këto janë në mënyrë të përmbledhur qasjet e mia kundrejt këtyre kohëve që po përjetojmë.

Publikisht,

Me Respekt,

Genci Fuga

Next Post
Ndryshimet në ligjin grek, shqiptarët lehtësi për dokumentet

Denoncimi në BBC: Kroacia po i kthen fshehtas emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com