• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e fundit e Dritëroit për Sadijen: Na ka mbetur pak kohë, mbase…

by Java News
06/07/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne, dy pleq të ulur në ballkon, do t’i ndjekim me sy këto qenie të bardha duke psherëtirë”.
Dritëro dhe Sadije Agolli i kalonin pushimet çdo verë në Pogradec. Në një prej atyre verave, prej andej, Agolli ka dhënë edhe një intervistë të gjatë për “GSH” në kohët ku mendimi i tij ndërhynte për të qetësuar tensionet e Tiranës, që përvëlonte nga debatet politike.

Edhe këtë verë, po të qe gjallë, ai sërish do merrte udhën drejt liqenit. Atje i shkonte muajt e nxehtë që prej kohës kur kish qenë në muaj mjalti. I hipte një mall dhe e thërriste ai vend, Tushemishti, Pogradeci e zona përreth. Qe një histori, që pat nisur me fëmijërinë e tij, i pëlqente Lasgushi, i pëlqente shumë Mitrush Kuteli. “Më dha im atë një torbë me fasule dhe e kam blerë librin kështu me fasule. Domethënë ishte si një gjellë. Pra, lidhjet e mia janë të hershme me Pogradecin. Unë atë kohë i mësoja përmendësh vjershat e Lasgushit si fjala vjen ‘Ikja e shtërgu’t”, pat rrëfyer ai.

Në një letër të fundit “dërguar” së shoqes, me një shkrim gjithnjë e më të pjerrët, ai i premton Sadijes Pogradecin e liqenin.
E bija e çiftit ka publikuar imazhet e dy letrave ku Dritëroi shkroi premtimin e pambajtur, pushimet e fundit.

Shkrimi e tradhton, ashtu si dridhja e dorës, shkronjat tkurren e kërcejnë mbi dy fletë të bardha. Sigurisë së kahershme ia zë vendin pesha e stilolapsit, që puthitet fort pas fletës. Një siguri që s’mundi të mbërrinte deri në verë.

“Në verë do të shkojmë në një hotel buzë liqenit. Atje do të ndjekim me sy pulëbardhat që shpërndahen e bashkohen mbi cipën e kaltër, duke formuar një lule të bardhë të madhe, që zhduket e shfaqet, që shpërbëhet dhe bëhet përsëri mes thirrjesh të sinqerta gëzimi”, shkruhet në letrën lënë së shoqes nga Dritëroi, që u nda nga jeta në shkurt të këtij viti në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Agolli luftoi për ditë të tëra në Sanatorium, derisa iu dorëzua përtejtësisë, duke lënë pas disa vepra dhe një mal me letra, si kjo, që shkëpusim më poshtë, ku parasysh kishte imazhin e tij me bashkëshorten duke parë pulëbardhat në bregun e Liqenit të Pogradecit. “Ne, dy pleq të ulur në ballkon, do t’i ndjekim me sy këto qenie të bardha duke psherëtirë. Pak kohë na ka mbetur, ta soditim këtë mrekulli! Mbase do të jetë hera e fundit… Dritëro”, shënon ai në fund të letrës.

Pogradeci qe qyteti i tij gjatë verës. Atje, vapa nuk ndihej dhe i priste miqtë me një gotë raki rrushi në dorë e një cigare mënjanë. “Unë e dua shumë Pogradecin! Pogradeci bashkë me liqenin e tij është një nga mrekullitë e vendit tonë, ku njerëzit gjejnë një prehje të plotë jo vetëm inaktive, prehje vetëm për t’u çlodhur, por edhe një prehje tjetër që aktivizon imagjinatën, frymëzimin, aktivizon një dashuri të pakufishme për vendin, për njerëzit, për vetë jetën, madje për të ardhmen. Është një vend me ujë, me lule, me zogj, që siç thosh Lasgush Poradeci, veçanërisht kur vjen mbrëmja…”, thoshte ai./a.ç

Next Post
Ish-trajneri i Anglisë telefonon Dukën dhe i kërkon drejtimin e Kombëtares

Ish-trajneri i Anglisë telefonon Dukën dhe i kërkon drejtimin e Kombëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com